Lidhu me ne

Aktualitet

Burrë e grua i përgjigjen Berishës

9f6d438d57ec064cdd4f79e57efe85b4_L

Ish-kryeministri Sali Berisha në akuzat e tij të fundit lidhur me atë që ai e quan “korrupsioni patriotik i stadiumit kombëtar”, ka përfshirë edhe pronarin e “Report TV”, Carlo Bolino, që sipas tij ka gjetur arkitektin italian të stadiumit.

Por pas reagimit të Bolinos, i cili i quan akuzat e Berishës “shpifje”, dhe shprehet se nuk e njeh as vëllain e kryeministrit shqiptar, Olsi Ramën as arkitektin italian, ka reaguar edhe bashkëshortja e tij, Alba Malltezi, e cila shprehet se ish-kryeministri Berisha “ka hetuar, debuar, shantazhuar, ndjekur, shpronesuar, sulmuar prej 23 vitesh Carlo Bolinon”.

“Epo pikë e zezë… Dhe të mendosh që në kemi dhe Biografi të mirë Familje e djathtë deri në palcë… Carlon e ka hetuar, dëbuar, shantazhuar, ndjekur, shpronësuar, sulmuar prej 23 vitesh… e quajti shef të Sacra Corones, kur Carlo ishte gazetari më i mire i kronikës së zezë që luftonte Mafian e bënte libra e filma antimafia në jug të Italisë… Por 8 vitet e fundit kur ishte në pushtet Doktori ra rehat…As nuk shpifte më për ne, as nuk po sulmonte… Tani ka rinisur me të njëtin pasion si të 23 viteve më parë… Të pavërteta nga më të paimagjinueshme, fantazi nga më të pashëndetshmet… Hem, atëherë duhet të qëndroje vetëm në pushtet Berisha që të mos sulmojë njerëzit? Epo sikur nuk ka lazet.. S’është fair”, shprehet Alba Malltezi.

Ndërsa në një shkrim të publikuar te “shqiptarja.com”, lidhur me akuzat e Berishës, ndër të tjera, Carlo Bolino shkruan se:

“Sipas delirit të tij më të fundit, unë paskam gjetur arkitektin Italian që duhet të ndërtojë stadiumin e ri Qemal Stafa, ‘’bashkë me Olsi Ramën”. Shpifje 100%. Nuk di asgjë nga projekti, nuk njoh Olsi Ramën, nuk njoh arkitektin italian, nuk njoh firmën që do ta ndërtojë. Por kjo Berishës nuk i duhet: Duke besuar se Italia është e madhe sa fshati ku ka lindur ai, është e mjaftueshme që arkitekti të jetë italian dhe unë gjithashtu për t’u bërë kështu menjëherë miq, e sigurisht edhe bashkëpunues. Unë nuk besoj as edhe një fjalë të akuzave të tij mbi stadiumin edhe duke mos e njohur fare atë projekt; më mjafton të konstatoj se gënjen ndaj meje në mënyrë kaq flagrante, për të kuptuar se gënjen për gjithçka.”

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix13 orë më herët

10 mënyra se si të rrisni instagramin tuaj pa bërë sponsorizime

Për të rritur numrin e ndjekësve të angazhuar në Instagram pa përdorur reklama, është e rëndësishme të kuptosh se algoritmi...

Mix13 orë më herët

3 libra që do t’ju afrojnë më shumë me suksesin!

Jamal Robinson nuk mësoi për menaxhimin e parave nga prindërit e tij. Por, vitin e kaluar Robinson, 40 vjeç, u...

Mix13 orë më herët

Njerëzit e lumtur nuk i bëjnë kurrë këto 7 veprime!

Stephanie Harrison ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj duke u bërë pengesë vetes. Ajo kishte ëndrra...

Mix13 orë më herët

Karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një...

Radar14 orë më herët

Përplasja fizike në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiç: Po kënaqni shqiptarët dhe terroristin Kurti

Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe...

Mix14 orë më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar14 orë më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix14 orë më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix14 orë më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar15 orë më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Facebook