Arkitekti Marco Casamonti, i cili ka projektuar stadiumin e ri kombëtar me porosi të firmës fierake Alb-star, ka qenë njëkohësisht i kontraktuar edhe nga Bashkia e Durrësit për projektimin e qëndrës së re të qytetit.
Projekti i krijuar nga Casamonti, i titulluar Veliera, u bë publik prej tij dhe Kryebashkiakut Vangjush Dako, disa ditë më parë.
Projekti parashikon një shesh me beton dhe blloqe guri, si dhe një velë betoni të ndërtuar mbi shesh.
Ndërtimi do të kushtojë rreth 6 milionë euro.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu