Lidhu me ne

Kryesore

Të gjithë në nderim të një njeriu!

Shfletoni galerinë!
Kompozitori i himnit të Nënë Terezës, Genc Tukiçi.

Shtatori do të shënojë një ngjarje të madhe për botën e veçanërisht për emrin e një shqiptareje: Nënë Tereza. Lajmi se Nënë Tereza do të shenjtërohet në shtator i lumturoi të gjithë shqiptarët, por jo vetëm, pasi Vatikani me në krye Papa Françeskun njohu mrekullinë e dytë të njeriut simbol të paqes dhe dashurisë njerëzore. Por më 3 shtator 2016, në Vatikan do të mbahet një koncert i madh ku do të prezantohet himni për Nënë Terezën, duke përkuar me shenjtërimin e saj.

Më 3 shtator do të mbahet një koncert i madh’, ka rrëfyer për Wake Up kompozitori i himnit, Genc Tukiçi, ‘ku do të jenë të pranishëm figurat më të shquara shqiptare në të gjithë botën. Do të jetë Ismail Kadare, Robert De Niro, Ermonela Jaho, Rita Ora, personalitetet më të shquara shqiptare në botë’

Aktori 2 herë fitues i çmimit Oscar, Robert De Niro, deklaroi prejardhjen e tij shqiptare si i ftuar special në Sanremo-n e 2011-ës. Ai do pritet të jetë i pranishëm në Vatikan për të nderuar shenjtin shqiptar, së bashku me emrat më të njohur shqiptarë. Kompozitori Tukiçi shprehet shumë i nderuar që himni i kompozuar prej tij do të këndohet në një event të tillë, nga sopranoja Inva Mula: ‘Kam fatin që do të këndohet nga 1 prej këngëtareve më të mëdha në botë, Inva Mula’.

Tukiçi ka treguar edhe sesi lindi ideja e këtij himni, që u prezantua fillimisht në Prishtinë: ‘Ishte ideja e një gazetareje të njohur në Maqedoni, Diana Toska’, i ka thënë ai moderatorëve Eno Popi e Mira Kazhani, ‘Krijimi i këngës ka përfunduar në qershor të 2015-ës’ I pyetur se cila është natyra e këngës, Tukiçi ka shpjeguar se është një ‘vals që nis si një vals i thjeshtë, e më pas kthehet në një vals gjigand’ E në fakt, edhe titulli i himnit është ‘Valsi Hyjnor’.

‘Është një vals imagjinar, shumë human me Nënë Terezën’, ka treguar Tukiçi, ‘Është krijuar me idenë që kur ta dëgjojnë, të gjithë të përfytyrojnë sikur po kërcejnë një vals me Nënë Terezën, një figurë shumë humane’. Himni është krijuar në bazë të një teme prej kompozitorit të shquar shqiptar, Lorenc Antoni. Vargjet e tij janë ndërtuar mbi fraza të shkëputura nga letrat që Gonxhe Bojaxhiu, i dërgonte nënës së saj ndërsa ishte larg, me misionin e saj humanitar nëpër botë.

Dëgjoni ‘Valsin Hyjnor’ të ekzekutuar në Prishtinë në shtator të 2015-ës:

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 orë më herët

“Adriatik Lapaj më mashtroi. Ai është kurth i Sali Berishës për të përçarë votat e djathta” – Akuzat e Dash Sulës

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka rrëfyer ngjarjet rrokamboleske me të cilat është përballur 72 orët e fundit duke akuzuar përveç...

Radar4 orë më herët

“Kemi një ballist këtu, që pasi na njohu s’na u nda më” – Kandidati buzëqesh vesh më vesh pasi Rama e përmendi

Ish-kandidati i PD-së në zgjedhjet e vitit 2017, Halit Valteri, buzëqeshi vesh më vesh pasi kryeministri Rama e përmendi në...

Mix4 orë më herët

Monologu i Sam Rockwell në “The White Lotus” bëhet viral!

Sam Rockwell befasoi shikuesit me një paraqitje surprizë në sezonin e tretë të “The White Lotus”, duke interpretuar një monolog...

Radar5 orë më herët

Nard Ndoka: Berisha s’është politikan më i mirë se unë, Majko adoleshent!

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaruar se është një politikan më i mirë se kreu i PD-së, Sali...

Mix5 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që janë njerëz më të mirë se sa duken

Nëse dikush ju pyet se cila është shenja juaj e zodiakut, ka disa përgjigje që priten me siklet, madje edhe...

Radar5 orë më herët

Pse Donald Trump e mbylli “Zërin e Amerikës”

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për mbylljen e agjencisë së lajmeve “Zëri i Amerikës” të financuar nga qeveria federale...

Sport5 orë më herët

Hamdi Salihi mes 50 golashënuesve më të mirë të Europës për shekullin e 21-të.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është renditur i 28-ti në Europë në listën për golashënuesit më të mirë të...

Gatime5 orë më herët

Video / Recetë e thjeshtë për Tiramisu (pa vezë)

Tiramisuja është ëmbëlsira e çdo feste dhe e çdo periudhe të vitit. Ka padyshim një nga shijet më të veçanta...

Radar5 orë më herët

10 mistere amerikane për Gërdecin

Çdo 15 Mars media ofron detaje dhe fakte të përsëritura mbi dosjen ‘Gërdeci’. Fakte të stërthëna apo detaje të përzgjedhura...

Radar4 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Facebook