Lidhu me ne

Radar

Këta janë telefonët me kameran më të paparë!

Nëse doni të shkrepni foto në cilësi shumë të mirë, këta janë smart phone-t që ju duhen.

 

Photos are a Courtesy of Bussiness Insider
Vendi i 5-të: Sony Xperia Z5; çmimi: 468 dollarë
Ishte Androidi i parë i cilësisë së lartë që u hodh në treg në 2016-ën duke fituar shumë fansa. Sony mbahet për cilësinë e kamerave të telefonëve , por ky është një ndër më të mirët. E megjithatë, ka disa pika të dobëta. 23 Megapixel he një autofokus i shpejtë prej 0.03 sekondash joshën shumë blerës, megjithatë sipas Bussiness Insider kjo kamera të zhgënjen. Xperia Z5 i ekspozon fotot së tepërmi ndaj dritës duke zbehur dritëhijet dhe nuancat. Ka një cilësi më të mirë se Xperia-t e mëparshme e megjithatë, ka edhe më mirë.
Vendi i 4-t: LG G5; Çmimi: 650 dollarë
LG duket se ka ide brilante dhe shumë avantgardiste. LG G5-a është i pari smartphone me 2 kamera për gjatësi të ndryshme fokusi, çka mendohet se do të kthehet në një trend. Ofron gjithashtu aksesorë të integruar si Cam Plus për të përmirësuar cilësinë e fotografimit. Në këtë kuptim, kjo kamera smartphone-i është e shkëlqyer. Megjithatë, edhe në këtë rast praktika lë për të dëshiruar. Pamja 16 Megapixel nuk krahasohet me smartphone-t e tjerë, ndërsa Cam Plus nuk funksionon siç duhet. Megjithatë, fillimet e shpikjeve më gjeniale nuk janë asnjëherë aq të lavdishme. E mbani mend I Phone-in e parë?
Vendi i 3-të: HTC 10; Çmimi: 700 dollarë
Një vit më parë, HTC mund të ishte në krye të listës me cilësinë e kameras që ofron me këtë smartphone. Sensori 12.1 megapixel siguron një gjerësi dritëhijesh dhe nuancash me një shkrepje të vetme, ndërsa autofokusi është mjaft i shpejtë. Por ky është një vit fantastik për cilësinë e kamerave të smarphone-ve, ndaj HTC duhet të qëndrojë në vend të 3-të. HTC 10 ka një kamera të shkëlqyer por sidoqoftë, më pak të saktë se ato në vend të 2-të dhe të parë. Mund të shfaqë një ekspozim tepër të lartë pas fotos së 3-të megjithatë nëse ju pëlqen t’i rregulloni vetë parametrat përpara fotografimit, ky smartphone ia vlen më shumë se vendi i 2-të.
Vendi i 2-të: i Phone 6s/ 6s Plus/ SE; respektivisht: 650 $/750 $/ 400 $
Në 2016-ën, iPhone humbi vendin e parë në listën e kamerave më të mira të smartphone-ve. Kamera aktuale e i Phone 6s, 6s Plus, dhe iPhone-it të ri SE ka nisur të ‘vjetërohet’. Megjithatë, mbetet një ndër kamerat më cilësore në treg. Ndonëse kamera e iPhone e famshme dikur sepse në ndryshim nga kamera ‘e djegur’ e Android-eve, kishte një kontrast më të ulët, ajo po sfidohet në cilësi nga telefonë të tjerë. Sidoqoftë, kjo kamera ka një mprehtësi, teksturë dhe dinamikë të shkëlqyer, ndaj mbetet në 2 më të mirat në botë.
Vendi i parë: Samsung Galaxy S7/ S7 Edge; Çmimi: 645 dollarë
Ndoshta mund të keni dyshime në ky është smartphone më i mirë i prodhuar ndonjëherë. Por që është smartphone-i me kameran më të mirë të prodhuar ndonjëherë, për këtë nuk ka fjalë! 12 Megapixelë, e mposhti kameran e iPhone-it sapo u hodh në treg. Ka lenten më të gjerë ndër të gjithë kamerat e smarphone-ve për të lejuar hyrjen e më shumë drite, dhe është kamera më e mirë për të fotografuar kur ka pak dritë. Ka autofokusin më të shpejtë ndonjëherë, dhe mund të realizoni me të edhe shkrepje poshtë ujit (por me kujdes). Ka shumë pak gjasa që pamjet të mbiekspozohen dhe ngjyrat të tjetërsohen.

Cilësia e kameras së smartphone-ve sa vjen e bëhet më e shkëlqyer. Aq saqë duket se kamerat e pasme të telefonëve nuk kanë si të përmirësohen më shumë se kaq. Megjithatë ka disa smart phone që kanë një qartësi me të vërtetë të mahnitshme. Shfletoni galerinë për të parë sygjerimet!/Bussiness Insider

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix2 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix2 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix2 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix2 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix2 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix2 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet2 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook