Aktualitet
Presidenti turk Erdogan me diplomë fallco?
Një ndër temat që acaron më shumë presidentin autokrat turk Tayyip Erdogan është ajo e diplomës së tij.
Portalet në Turqi dhe deputetë të opozitës her pas here i kujtojnë diplomën fallco presidetit, pasi sipas tyre ai nuk ka mbaruar kurrë një shkollë të lartë.
Ndërkohë Erdogan pretendon se e ka një të tillë dhe bëhet fjalë për universitetin Marmara, të Stambollit.
Në diplomë shkruhet viti 1981 si viti i tij i diplomimit kur dihet se universiteti i Marmarasë është themeluar në 1982.
Përmendja e diplomës fallco është bërë shkas për mbyllje të shumë mediave në Turqi. Se fundmi ishte portali Odatv.com që i kujtoi diplomën Erdoganit.Podiumi.com
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu