Projekti i Stadiumit “Arena Kombëtare”, që do të ndëtohet aty ku sot është Stadiumi “Qemal Stafa”, u prezantua nga Kryeministri Edi Rama. Ai është projektuar nga arkitekti italian Marco Casamonti.
Marco Casamonti është një arkitekt i njohur në Itali për projektimin e disa objekteve të rëndësishme, ndër to dhe Stadiumin e Udines.
Ndërkohë, arkitekti Casamonti është i njohur në Shqipëri për disa nga punët e tij:
- Në vitin 2005, Marco Casamonti ka projetuar kullën “Forever Green”, që po ndërtohet aktualisht, në krah të Gjykatës së Lartë. Ai u ftua të merrte pjesë në konkursin e realizuar nga Bashkia Tiranë, në atë periudhë e drejtuar nga Zoti Rama, për ndërtimin e një nga 10 kullat e përfshira në master planin për qendrën e re të Tiranës.
- Në 10 prill të 2008, Marco Casamonti ka qenë anëtar i jurisë për projektin e Sheshit “Skenderbej”, me fitues firmën e 51N4E.
- Në vitin 2009, Marco Casamonti ka konkuruar për projektin e Stadiumit “Qemal Stafa”, duke u klasifikuar i dyti. Në atë projekt parashikohej ndërtimi i tre kullave më gjatësi 40 metra – 60 metra në hapësirën e stadiumit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu