Lidhu me ne

Kryesore

Fitoi Koni apo Humbi Dibra?

Koni_2016_04_20_2222_1461184748

Për herë të parë një garë universitare fitoi vëmendjen e publikut dhe mediave për shkak të implikimit në këtë proces të emrave nga bota e krimit. Pavarësisht lirisë universitare që propagandohet, zgjedhjet për  Rektoratin e Tiranës nuk u shkëputën dot nga ndikimi politik, për arsye që lidhen sa me kandidatët ashtu edhe me interferimin e pushtetit në botën akademike, për aq sa elita jonë universitare mund të quhet e tillë për nga dimensioni shkencor dhe human që ajo përfaqëson. Në këtë proces u përfshinë, ish-kryeministri Berisha, kryeministri aktual, Edi Rama ministrja e Arsimit dhe aktorë të tjerë politikë, asnjëri prej të cilëve nuk e mohoi kërcënimin ndaj kandidatit Koni, veç kandidates tjetër në garë Klodeta Dibra që e vuri në diskutim dhe aludoi për skenarë të stisur. Të qënit e një prej kandidatëve pjesë e strukturave politike kompromentoi edhe më tej procesin, nisur nga fakti se Dibra ishte e zgjedhur si anëtare e Partisë Socialiste në Keshilin Bashkiak te Tiranës. Vetë “bota akademike” e ka orientuar votën për kandidatin e kërcënuar Mynyr Koni, duke i dhënë një avantazh ndaj rivales në garë pedagoges Klodeta Dibra. Në përfundim të procesit të numërimit Mynyr Koni ka marrë 460 vota nga stafet akademike, ndërsa Klodeta Dibra ka marrë 243 vota. Një avantazh që i jep fitoren Mynyr Konit, pasi vota e studentëve ka vetëm 10 për qind peshë në rezultat. Por më shumë rëndësi se fituesi  ka impakti që prodhoi në rezultatin final mediatizimi i  zgjedhjeve dhe ndërhyrja e politikës. Për këtë çështje prokuroria nisi hetimet dhe arrestoi Emiljano Shullazin. Më pas reaguan edhe ministrja e Arsimit dhe kryeministri Rama që deklaroi se nga qeveria nuk ka patur asnjë ndërhyrje në zgjedhjet universitare.Edhe rivalja në garë për postin e rekores Klodeta Dibres reagoi duke kerkuar hetim per ngjarjen dhe zhvillimin e nje gare te ndershme që mesa duket nuk i solli fitoren si në rastin e zgjedhjeve për këshilltare të Bashkisë së Tiranës.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix3 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix3 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar3 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook