Lidhu me ne

Kryesore

U gjobit nga Shullazi. Reagon Shefqet Kastrati: Gënjeshtër

1a01b4efdf0c2fa6bcb506a39698cb06_L

Përplasje mes organit të Prokurorisë dhe kompanisë Kastrati Group. Kjo, pas publikimit nga ana e Prokurorisë të emrave dhe bizneseve që u gjobitën nga Emiljano Shullazi. Mes tyre bënte pjesë edhe administratori i një prej kompanive më të mëdha të hidrokarbureve në Shqipëri, Shefqet Kastrati i “Kastrati Group”.

Por i menjëhershëm është reagimi i Presidentit të kompanisë i cili hedh poshtë të jetë gjobitur nga Shullazi dhe njerëzit e tij duke e cilësuar këtë një “gënjeshtër të ndyrë” dhe tentativë për t’i përbaltur emrin.

“Duke u nisur nga publikimi në disa portale dhe media elektronike më dt. 19.04.2016, të një lajmi referuar një shkrese të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, ku përmëndet emri i

Z. Shefqet Kastrati dhe kompania “Kastrati Group”, ju bëjmë me dije se: Lajmi i publikuar dhe përmbajtja e shkresës së cilës i referohet, jane gënjeshtëra dhe nuk kanë të bëjnë me Z. Shefqet Kastrati, kompaninë Kastrati Group si dhe asnjë person tjetër që ka lidhje me ata”, thuhet në reagimin Kastrati Group.

“Me përgjegjësi të plotë qytetare dhe morale deklarojmë se nuk kemi pasur asnjë kontakt, bisedë, presion apo shantazh nga asnjë person, madje personat e përmëndur në lajm si Emiljano Shullazi etj, nuk i kemi njohur kurrë.

As prokuroria, policia dhe asnjë strukturë tjetër ligjzbatues nuk është investuar nga ne dhe as nuk na ka kërkuar, pyetur apo verifikuar rreth këtij aludimi të pavërtetë. Përfshirja dhe implikimi në mënyrë të papërgjegjshme e Presidentit te Kastrati Group, nga institucione apo media te caktuara, pa asnjë lidhje me të vërtetën, pa fakte, ankesë, pyetje dhe verifikime, na bëjne të dyshojmë për veprime tendencioze të sponsorizuara nga konkurrenca e pandershme, me synim dëmtimin e imazhit dhe reputacionit të kompanisë dhe drejtuesit të saj. I kerkojmë me forcë Prokurorit të Përgjithshëm të nisi menjëhërë hetimet rreth mënyrës së fabrikimit dhe shpërndarjes së kësaj shkrese dhe këtij lajmi të pavërtetë”, thuhet në deklaratë.

Ftojmë çdo organ ligjzbatues të bëjë publike provat dhe faktet mbi të cilat pretendohet, në të kundërt ju kërkojmë të bëni menjëherë përgënjeshtrimin. Në rast të mosreagimit, do i drejtohemi organeve gjyqësore për të kërkuar zhdëmtimin e dëmit të shkaktuar si pasojë e dëmtimit të imazhit dhe personalitetit. Duke garantuar opinionin publik, klientët dhe bashkëpunëtorët tanë për integritetin, seriozitetin dhe bkorrektesinë tonë, ju kërkojmë mediave që e kanë publikuar të përgënjeshtrojne këtë lajm dhe të gjitha  mediave të publikojnë këtë deklaratë.

Me besimin në etikën tuaj profesionale dhe në respektim të së drejtës sone ligjore dhe kushtetuese, mbetemi në pritje të reagimit tuaj”, përmbyll deklaratën Shefqet Kastrat, President i Kastrati Group.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix3 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix3 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar3 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook