Lidhu me ne

Aktualitet

Historia e hotelit “Vollga” që iu dhurua Emiljano Shullazit: Nga italianët, te vdekja e Sandër Prosit

vollga-2

Veç vlerës simbolike për qytetin e Durrësit, asaj arkitekturore dhe asaj financiare, ish-hotel “Vollga” ka edhe një rëndësi të madhe për historinë e kinematografisë shqiptare. Pikërisht në këtë vend i ka dhënë fund jetës Artisti i Popullit, Sandër Prosi.

Por duket se, “mallkimi” i hotelit, që nisi me vetëflijimin e aktorit më të njohur shqiptar në vitet ’80, ka vijuar edhe gjatë 25 viteve të demokracisë. I pozicionuar në krah të “Kullës Veneciane” dhe vendit ku u bë rezistenca e parë antifashtiste, më 7 prill 1939, gjithçka përreth ka marrë një tjetër pamje.

Vetëm ish-hotel “Vollga” ka mbetur si një ishull i rrënuar në mes të zhvillimit të Durrësit. Nga njëra anë, 25 vite procese gjyqësore mes pronarëve, e nga ana tjetër interesat e mëdha që janë për atë ndërtesë.

Historia e ndërtimit të ish-hotel “Vollgës” nis në vitin 1938, që fillimisht u mendua të shërbente si seli e Komandës së Marinës italiane. Por pas pushtimit të Shqipërisë, italianët vendosën ta shndërronin atë në një hotel luksoz, duke i vënë edhe emrin “Hotel dei Dogi” më 21 prill 1940. Deri në atë kohë, ai shërbeu edhe si spital ushtarak.

Me kapitullimin e Italisë dhe pushtimin e Shqipërisë nga Gjermania, “Hotel dei Dogi” merret nën administrim nga gjermanët dhe i ndryshohet emrin në “Majestic”. Pas çlirimit të Shqipërisë, drejtuesit komunistë vendosën t’ia ndryshojnë sërish emrin, duke e quajtur “Hotel Vollga” për shkak të marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik.

Që nga viti 1949 e deri në vitin 1990, hotel “Vollga” ka qenë një nga zonat më të preferuara për pushuesit në qytetin e Durrësit, duke u shndërruar dhe në një simbol për këtë qytet. Por, pas rrëzimit të komunizmit, u rrëzua dhe miti i hotel “Vollgës”. Në vitin 1999, ai u shndërrua në një vend pritjeje për shqiptarët e Kosovës të larguar nga lufta.

Që nga ajo kohë, pronësia e hotelit ka kaluar në një kalvar të gjatë procesesh gjyqësore dhe dhurimesh misterioze, dhe asnjëherë të hetuara në thellësi. Deri më sot, kur aktualisht – sipas Prokurorisë – ish-hotel “Vollga” rezulton të jetë në pronësi të Emiliano Shullazit.

Rreth dy muaj më parë, kryeprokurori Adriatik Llalla, në analizën vjetore të Prokurorisë së Durrësit deklaroi se, vrasjet në këtë qytet kanë ardhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës dhe të marrjes së pronave në mënyrë të paligjshme. E duket se, një nga pronat për të cilat ai ka folur, është edhe ish-hotel “Vollga”./ TCH

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore3 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar3 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix3 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar3 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar3 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix4 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix4 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix4 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix4 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook