Lidhu me ne

Aktualitet

Dyshime për njoftim përpara arrestimit

shullazi

Emiljano Shullazi ishte njoftuar se do të shoqërohej nga policia dhe po priste i qetë uniformat blu në një lokal tek rruga e Kavajës. Nuk dihet se nga kush ishte lajmëruar për gjithçka sa po ndodhte dhe priste të shkonte ta merrte policia, e cila do ta shoqëronte në Drejtorinë e Policisë mbrëmjen e së shtunës.

Portali Syri.net shkruan se një fakt tjetër kompromentues është se gjatë momentit të shoqërimit, Emiljano Shullazi nuk e kishte me vete celularin. Me të mbërritur policia në lokalin ku po qëndronte, Shullazi shkoi i qetë në polici me shpresën se do të lirohej sërish pasi do të kundërshtonte akuzat dhe ndaj tij nuk kishte asnjë provë.

Por, në këtë moment ka hyrë në lojë Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila pak pas mesnate preu fletën e arrestit ndaj tij, duke i listuar një sërë akuzash për të dhe dy bashkëpunëtorët Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi, që nga grup i strukturuar kriminal e deri tek shkatërrim prone me tritol dhe gjobvënie ndaj biznesmenëve të ndryshëm.

Gjatë disa muajve, Prokuroria kishte kryer hetime ndaj Emiljano Shullazit pa njoftuar policinë dhe në momentin që 38-vjeçari ndodhej i shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, njoftoi uniformat blu ta mbanin të arrestuar, pasi akuzohej për vepra të tjera kriminale të bazuara në prova dhe dëshmi. Enigmë mbetet fakti se kush e lajmëroi Shullazin se do të shoqërohej pas denoncimit publik të ish-Kryeministrit Sali Berisha./SYRI

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

10 mënyra se si të rrisni instagramin tuaj pa bërë sponsorizime

Për të rritur numrin e ndjekësve të angazhuar në Instagram pa përdorur reklama, është e rëndësishme të kuptosh se algoritmi...

Mix10 orë më herët

3 libra që do t’ju afrojnë më shumë me suksesin!

Jamal Robinson nuk mësoi për menaxhimin e parave nga prindërit e tij. Por, vitin e kaluar Robinson, 40 vjeç, u...

Mix10 orë më herët

Njerëzit e lumtur nuk i bëjnë kurrë këto 7 veprime!

Stephanie Harrison ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj duke u bërë pengesë vetes. Ajo kishte ëndrra...

Mix10 orë më herët

Karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një...

Radar11 orë më herët

Përplasja fizike në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiç: Po kënaqni shqiptarët dhe terroristin Kurti

Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe...

Mix11 orë më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar11 orë më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix11 orë më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix12 orë më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar12 orë më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Facebook