Lidhu me ne

Aktualitet

Arrestimi i Emiljano Shullazit – Çfarë dimë deri tani?

Emiljano-Shullazi_7

Dy ditë më parë, policia arrestoi Emiljano Shullazi, person i dënuar më parë për trafik droge, akuzuar për gjobëvënie ndaj bizneseve, shkatërrim prone dhe krijim të një grupi kriminal.

Më poshtë është rrjedha e ngjarjes:

16 prill

Ish-kryeministri Sali Berisha thirri një konferencë shtypi me të gjitha mediat, të cilave ju deklaroi se  Emiljano Shullazi i ka kërkuar kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni të tërheqet nga gara, duke e kërcënuar me jetën e djalit të tij.

Zoti Berisha kërcënoi Kryeministrin Rama se nëse i ndodh diçka Zotit Koni apo familjes së tij, vetë Rama do të përgjigjet personalisht, në proporcion me atë që do të pësojë akademiku.

Policia mori në pyetje Zotin Koni, i cili konfirmoi se është kërcënuar për t’u tërhequr nga gara, por nuk dihet nëse ai ka identifikuar Emiljano Shullazin si kërcënuesin e tij.

Emiljano Shullazi u thirr në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për t’i kërkuar sqarime mbi pretendimin e zotit Berisha. Ai mohoi ta ketë kërcënuar Zotin Koni.

Rreth orës 23:30, kryeprokurori Adriatik Llalla thirri në zyrën e tij Drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako dhe i  komunikoi atij një urdhër arresti të Prokurorisë së Krimeve të Rënda për Emiljano Shullazin dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin.

Akuza zyrtare përfshin “krijim grupi të strukturuar kriminal”, “shkatërrim prone me eksploziv” dhe “gjobëvënie”.

17 prill

Pas mesnate, policia vuri nën arrest Emiljano Shullazin, i cili ndodhej ende në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Policia arrestoi, gjithashtu, dy bashkëpunëtorët e tij, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi.

 

Pas arrestimit, u bë e ditur se prokuroria kishte disa muaj që hetonte Emiljano Shullazin, pa dijeninë e policisë. Mbi bazën e këtyre hetimeve, Prokuroria e akuzon atë se ka marrë, me anë të kërcënimeve, pronësinë e ish-hotel Vollgës në qendër të Durrësit, si dhe ka shkatërruar me eksploziv pronën e një qytetari tjetër, i cili nuk ka pranuar t’i kalojë Shullazit pronësinë e një parkingu 1200 metrash katrorë.

Po sot, disa media bënë të ditur se Shërbimi Informativ i Shtetit ka informacione që Shullazi ka gjobitur me anë të kërcënimit edhe katër biznesmenë të tjerë, të cilët nuk kanë bërë denoncim në polici, por kanë paguar gjobën.

Edhe sot, ish-kryeministri Berisha akuzoi ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se ka lidhje me Emiljano Shullazin dhe se po e mbron atë nga drejtësia. Ndërkohë, ministri Tahiri deklaroi se për këtë çëshje do të zbatohet ligji dhe do të vendosë drejtësia.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

10 mënyra se si të rrisni instagramin tuaj pa bërë sponsorizime

Për të rritur numrin e ndjekësve të angazhuar në Instagram pa përdorur reklama, është e rëndësishme të kuptosh se algoritmi...

Mix10 orë më herët

3 libra që do t’ju afrojnë më shumë me suksesin!

Jamal Robinson nuk mësoi për menaxhimin e parave nga prindërit e tij. Por, vitin e kaluar Robinson, 40 vjeç, u...

Mix10 orë më herët

Njerëzit e lumtur nuk i bëjnë kurrë këto 7 veprime!

Stephanie Harrison ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj duke u bërë pengesë vetes. Ajo kishte ëndrra...

Mix11 orë më herët

Karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një...

Radar11 orë më herët

Përplasja fizike në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiç: Po kënaqni shqiptarët dhe terroristin Kurti

Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe...

Mix11 orë më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar12 orë më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix12 orë më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix12 orë më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar12 orë më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Facebook