Lidhu me ne

Temporal

Ca mësime fetarishte!

artan-lame

Nga Artan Lame

Po bëhen dy a tri javë, që temë e ditës është bërë futja e edukimit fetar ndër shkolla. Janë tjerrë shumë teori e leksione për këtë çështje, nga të dyja palët, nga ata që janë kundër a që janë pro ndaj, për të mos u bërë i mërzitshëm, do donja të jap vetëm nja dy shembuj se pse them se është e domosdoshme edukata fetare ndër shqiptarët e rinj.

 Nja 10 vjet të shkuara, diku në në qendër të Tiranës, aty në atë që kish qenë dikur lulishte dhe ku më pas ishte vrarë Azem Hajdari, nisi të ngrihej kulla e rradhës. E veçanta e kësaj kulle, nuk ishte që zinte një tjetër lulishte, se këtu nuk ndryshonte fare nga të tjerat. E veçanta e saj ishte në faktin se një pjesë e kësaj godine po ngrihej mu përsipër tyrbes (varrit monumental) të Kapllan pashë Toptanit. Për ata që nuk e dijnë, Kapllan pashë Toptani është 裃㌮gura më e rëndësishme e mesjetës osmane në Tiranë, ndaj të ndërtosh sipër varrit të tij (që sidozot është edhe Monument Kulture) ishte si me thënë të shkosh te varri i Filipit të Maqedonisë në Selanik apo varri i Dantes në Ravenë dhe t’u ndërtosh përsipër.

Po prapë nuk është ky thelbi. Së fundmi merret vesh – dhe kushdo që kalon asaj ane mund ta shohë – që pjesa që u ndërtua sipër tyrbes, nuk do shërbejë thjesht si mbulese moderne për monumentin (siç u justifikuan me të madhe vite të shkuara kur morën lejen e ndërtimit), por do të jetë në fakt një kat i tërë i shfrytëzueshëm që, nga forma ngjan të jetë klub, a bar, a restorant, a ndonjë tjetër gjë e këtillë. Tyrbja e Kapllan pashës (ishte kush ishte pashai në të gjallë) është varr, ku brenda të cilit si në çdo varr, prehen eshra njeriu dhe, s’ka fe e Krisht e Muhamet në botë, që të lejojë që t’i prishet qetësia të vdekurve nga të gjallët që do i rrijnë përsipër. I bie që përsipër do pihet alkool e raki, do hahet mish e do bjerë muzika, pa do shkohet edhe në banjo, se domosdo ha e ha atje do sosë, ndërsa poshtë është varr e varrezë mbi 200 vjeçare. Atje sipër djem e vajza do ulen në banjo, dhe ulur aty me pak gjeometri mund të përcaktojnë që egzaktësisht disa metra nën vendin ku janë ulur për atë punë, gjenden varre ku flenë gjumin e përjetshëm besimtarë të gjorë që ja besuan përjetësinë njerëzve që lanë pas, e që tani po jua bëjnë përsipër.

Alaska në Australi dhe nga Uganda deri në Siberi; dhe nuk do të gjeni dot një shembull barbarie të këtillë si ky që së afërmi po shohim në Tiranë. Ndaj ngul këmbë që një i tillë popull e ka të domosdoshme edukatën fetare, që të paktën të mos dhj… mbi varre. Që shqiptarët askurrë nuk kanë patur rrespekt për të vdekurit, nuk është sekret. Mjafton të shkosh në një varrezë shqiposh e të shohësh se si lulëzon tregëtia e varreve, sesi i hipin varret sipër njëri-tjetrit, të rrethuar me kangjella një nga një që të mos vidhen, por të parrethuar me mur të gjithë bashkë, sesi kullosin lopët duke bajgosur mermerin e kujtimit të përjetshëm. Mjafton pastaj të kujtojmë se si ju vërsulëm e çu bëmë varreve më 67-ën.

Edhe legjenda se demek varrin Skënderbeut ja hapën turqit, zor t’i qëndrojë dot një analize të mirëfilltë shkencore, po s’është vendi këtu të merrem me këtë punë, e të le pa gjumë shqipëtarët e trungut arbëror. Për ata patriotë mëmëdhetarë që do inatosen keqazi, thjesht do t’u kujtoja se nja 5 shekuj më pas, shqiptarët e Kosinës në Përmet bënë të njëtën gjë, ju shitën grekërve me euro në dorë, eshtrat e gjyshërve për eshtra ushtarësh grekë. Kësaj rradhe eshtrat nuk përfunduan në Vjosë vetëm se pazari vajti mbarë dhe u bitis. E pra, edhe kjo e Kosinës është një arsye pse shqiptarët, muhamedanë e të krishterë, me zot e pa zot, kanë nevojë të marrin edukatë fetare. Por jo vetëm shqiptarët e thjeshtë, ata të shkretët që nga padija shkelin mësimet shenjta që as i dijnë hiç dhe për të cilët Krishti thotë ende sot: “fali zot se s’dijnë ç’bëjnë”. Edhe barinjtë fetarë të tyre, kanë të njëjtën nevojë ulëritëse për edukatë fetare. S’do harruar se atje në Kosinë s’qenë vetëm fukarenjtë e fshatit që hapën varret dhe shitën kockat. Në krye të tyre dhe të gjithë këtij pazari kafkash e kokallash, ishte vetë prifti i fshatit, bariu i grigjës, i cili me ç’më kujtohet vazhdoi të gënjejë edhe në gjyq për këto punë.

Ndërsa këtu, në rastin e këtij klubit dhe banjove mbi varre që po ndërtohen midis Tiranës, s’do harruar që 苻㧶rmën për t’u ndërtuar e ka dhënë në kohë të vet vetë Komuniteti Mysliman Shqiptar, pra vetë institucioni të cilit ia beson trupin çdo muhamedan i mirë pas vdekjes. Fali Zot se s’dijnë ç’bëjnë dhe çoji sa më shpejt në shkollë të edukatës fetare që, me shpresë të Zotit, një ditë të turpërohen për atë turp që po ndërtohet sot. Edukata fetare nuk do na shpëtojë nga fanatikët e nga terroristët. Katër a pesë të çmëndur mes gjithë të urtëve do gjenden gjithmonë. Por edukata fetare shërben fare mirë – dhe e ka bërë këtë punë për mijëra vjet – për t’u ngulitur të egjërve e të paditurve, të pangopurve e pasunarëve, ca parime morale nga ato që edhe sot e gjithë ditën janë në bazë e në themel të jetës së qytetëruar. Rezistoftë tyrbja e gjorë deri në ditën që bijtë e atyre që po e bëjnë atë përdhosje të ligjit të shtetit e moralit të fesë, të amanetit të të vdekurve e të qytetërimit të të gjallëve, të kenë kuptuar aq nga edukata fetare, sa të shkojnë e ta ndreqin atë hata. Nuk mjafton të bësh pakt me Djallin për të hapur udhën në t’a pastë zënë, një ditë duhet t’i kthehesh paktit me njerëzit për të shijuar mirësinë e tyre.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix24 orë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix1 ditë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar1 ditë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar1 ditë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix1 ditë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix2 ditë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix2 ditë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix2 ditë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix2 ditë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar2 ditë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook