Lidhu me ne

Gatime

6 arsye pse kungullin duhet ta konsumoni shpesh

20130606220635196577

Kungulli është një perim me super veti ushqyese, i pasur me vitamina dhe minerale, por me pak kalori dhe ka pafund mënyra për tu përfshirë në dietë, sa do të habiteshit. Që nga ëmbëlsira, sallata, byrek me kungull madje madje mund të jetë një zëvendësues shumë i mirë dhe i gjalpit. Kungulli është një nga burimet më të mira dhe më të njohura me beta-karoten, një super antioksidant, që njihet si kontribuesi kryesor i ngjyrës portokalli dhe që konvertohet në vitamin A në trup.

Ai rritet pothujase në të gjitha zonat e vendit.

Konsumi i ushqimeve të pasura me beta-karoten mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të disa tipeve të kancerit, mbron nga azma dhe sëmundjet e zemrës dhe ngadalëson plakjen dhe degjenerimin e trupit.

Më poshtë keni jo një, por gjashtë arsye se pse ja vlen të fiksohesh me këtë super perim të stinës.

Zemër më e shëndetshme

Të ushqehesh me kungull i bën mirë zemrës. Fibra, potasiumi dhe vitamina C, që ndodhen tek kungulli e mbështesin shëndetin e zemrës. Konsumi i potasiumit në mënyrë është po aq i rëndësishëm sa ulja e sodiumit për trajtimin e hipertensionit. Ushqime të tjera që kanë nivele të lartë të potasiumit janë domatet, portokallet, spinaqi dhe banania. Niveli i lartë i sasisë së potasiumit lidhet gjithashtu me uljen e rrezikut të atakut kardiak, mbron kundër humbjes së masës muskulare, ruajtjen e densitetit të kockës dhe në parandalimin e gurëve në veshka.

Përmban Beta-karoten

Një nga tipet e kancerit, ku studimet kanë treguar për ndikimin e madh që ka një dietë e pasur me beta-karoten është kanceri në prostat. Beta-karoten lidhet gjithashtu me uljen e zhvillimit të kancerit të kolonës.

Shëndeti i Syrit

Antioksidantët vitaminë C, vitaminë E dhe beta-karoten (të cilat gjenden të gjitha tek kungulli) kanë treguar se ndihmojnë në shëndetin e syrit dhe ndalojnë dëmtimet e mëtejshme të pamjes.

Fertiliteti

Për gratë të cilat duhet të bëhen nëna, konsumi i sa më shumë hekur nga bimë të tilla si spinaqi, kungulli, domate dhe panxhari duket se promovon fertilitetin. Vitamina A, që gjendet tek kungulli, është e domosdoshme gjatë shtatëzanisë dhe ushqimit me gji.

Imuniteti

Ushqimet bimore si kungulli që janë të pasura me vitaminë C dhe beta-karoten ndihmojnë për të shpejtuar metabolizmin, për shkak dhe të kombinimit të tyre me ushqyes të fuqishëm. Gjumë më i mirë Farat e kungullit janë të pasura me triptofan, amino acidi që ndihmon në gjendjen e gjumit. Triptofani është gjithashtu përgjegjës për të ndihmuar trupin të prodhojë serotinë, që na ndihmon të ndjehemi më mirë dhe më të relaksuar. Farat e kungullit jo vetëm na bëjnë të bëjmë një gjumë të mirë, por edhe na sjellin në humor.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore26 minuta më herët

Rama: Shkodra një nga më të financuarat, rrëzon mitin që unë nuk dua veriun

Edi Rama, në një takim në Shkodër, bëri një rezyme të investimeve të qeverisë në dekadën e fundit në këtë...

Sport3 ditë më herët

Kriza e mbrojtjes te Reali, 55 dëmtime në tri sezone

Dëmtimet e fundit të Rydiger, Ferland Mendi dhe David Alaba plotësojnë shembjen përfundimtare të mbrojtjes së Realit të Madridit. “Muri...

Mix3 ditë më herët

9 qytetet më të lira dhe më të bukura në Evropë, ja ku renditet Tirana

Të gjithë e dimë që mundësia për të gjetur oferta të mira gjatë verës është e pakët në destinacione të...

Mix3 ditë më herët

Simon Sinek, nga TED Talk në fenomen global

Simon Sinek është një mendimtar modern, një autor dhe folës publik që ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si liderët dhe...

Mix3 ditë më herët

Metabolizmi dhe plakja e trurit

Mark P. Mattson Plakja manifestohet si një rënie e pakthyeshme e funksionit të të gjitha sistemeve të organeve për shkak...

Mix3 ditë më herët

8 alergjitë më të rralla ushqimore!

Alergjitë ushqimore variojnë nga të lehta deri në ato që rrezikojnë jetën. Nëse ju keni një alergji ekstreme ushqimore, ju...

Mix3 ditë më herët

Mark Zuckerberg zbulon dietën dhe rutinën që kanë kontribuar në suksesin e tij

CEO i Meta, Mark Zuckerberg, ka habitur publikun me rrëfimin e fundit për stilin e jetesës së tij. Në një...

Mix3 ditë më herët

Punët që do të zhduken të parat ndërsa Inteligjenca Artificiale po pushton vendet e punës

Artikulli më i fundit nga Forbes i shkruar nga Jack Kelly më 25 prill 2025, me titullin “The Jobs That...

Mix3 ditë më herët

Labubu – lodra e çuditshme që po pushton botën

Labubu është një personazh lodër që ka fituar zemrat e shumë njerëzve në mbarë botën. Ajo është krijuar nga ilustratori...

Mix3 ditë më herët

Lyst publikon listën e 10 markave më të kërkuara të modës për fillimin e vitit 2025

Lyst, platforma globale e kërkimit të modës, ka publikuar renditjen e saj të përmuajshme për tremujorin e parë të vitit...

Facebook