Lidhu me ne

Kryesore

Poroshenko dhe Erdogan po mbyten, kë do shpëtonit të parin?

Putin-358895

Varia Kuznetsova, një vajzë 12 vjeç, i dërgoi një pyetje presidentin rus Vladimir Putin, në kuadër te “Linjës direkte”. “Nëse presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, rrezikojnë të mbyten, kë do të shpëtonit të parin?”, pyet vogëlushja.

“Varia, po më vë në një situatë shumë të sikletshme”, filloi të përgjigjej Putin. “Rusia është e gatshme t’i shtrijë dorën e miqësisë çdo politikani nëse ai dëshiron, por nëse një person vendos të mbytet, atëherë është e pamundur që ta shpëtoj”, tha presidenti rus.

“Ne nuk jemi dhe as do të jemi të rrethuar nga kundërshtarë në një rreth armiqësor. Kjo është përjashtuar në mënyrë absolute. Kemi marrëdhënie shumë të mira me pjesën më të madhe të vendeve të botës”, shtoi presidenti rus.

Përveç kësaj, Putin ka thënë se Turqia është “një vend mik” ashtu siç dhe “populli turk është mik i popullit tonë”. Megjithatë, presidenti rus tha se “kemi probleme me disa politikanë dhe figura të caktuara, sjellja e të cilëve duket e papërshtatshme dhe reagojmë ndaj kësaj në mënyrën e duhur”.

“Linja direkte” e Vladimir Putin ka filluar në 9:00 të ditës së sotme. Ashtu si dhe në vitet e mëparshme, njerëzit nga të gjitha rajonet e Rusisë mund të dërgojnë pyetjet e tyre në mënyra të ndryshme, që nga mesazhet përmes një qendre përpunimi deri te videot e shkurtra duke përdorur një aplikacion të veçantë për telefonat celularë, ose në një faqe interneti e krijuar për këtë rast. Ky është sezoni i 14-të i programit, që zakonisht zgjat 3.5 – 4 orë. Edicioni më i gjatë u zhvillua në vitin 2011 dhe arriti 4 orë e 32 minuta.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix11 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix11 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore12 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix12 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar14 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore14 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal14 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix15 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar16 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook