Lidhu me ne

Aktualitet

Edi Rama thyen në mes Trumpin kësaj here në CNN

Rama-Cnn-701x398

Nga Washingtoni, Kryeministri Rama ka dhënë një intervistë të shkurtër për rrjetin televiziv amerikan CNN.

Edhe pse është intervistuar nga Richard Quest—reporteri kryesor i CNN për biznesin ndërkombëtar—në mënyrë të pashpjegueshme Kyeministri Rama ka preferuar të mos flasë për ekonominë, turizmin apo investimet e huaja në Shqipëri për të përfituar nga audienca e lartë ndërkombëtare e CNN-it, por ka zgjedhur të flasë kundër Donald Trumpit.

CNN e ka shkurtuar intervistën në më pak se tre minuta, të gjitha kundër Trumpit.

Qëndrimi i pazakontë i Kryeministrit Rama i ka bërë përshtypje gazetarit Quest, i cili, i është drejtuar atij:

“Duhet të jeni i vetëdijshëm, natyrisht, se mirësjellja diplomatike, zakonisht, kërkon që udhëheqësit e huaj të mos komentojnë për zgjedhjet në një vend tjetër. Duket se ju keni vendosur se kjo çështje është më e madhe se sa, le të themi, protokolli diplomatik?”

Kryeministri, ndoshta i papërgatitur për një reagim të tillë ka dhënë një përgjigje pa koherencë, me të folur të zvarritur dhe anglishte të çalë:

“Unë nuk kam komentuar për zgjedhjet. Unë thjesht bëra diçka që unë, unë ëëë pastaj kuptova që nuk ishte i vetmi dhe nuk ishte i pari, që i tha, të tjerë udhëheqës në Europë kanë shprehur të njëjtat shqetësime sepse Amerika dhe Shtetet e Bashkuara është shumë më e madhe dhe shumë më e rëndësishme se sa për veten dhe në vetvete. Është ëëë në sytë tanë, udhëheqës botëror që ne e ndjekim si një shembull shumë, shumë frymëzues dhe ky shembull frymëzues është ndërtuar mbi vlera dhe parime mbi të cilat Amerika ka luftuar dhe e bënë Amerikën të madhe.”

Richard Quest duket se ka dashur t’i thotë Kryeministrit Rama se qëndrimi i tij mund të mos jetë shumë në interesin e vetë atij, sepse Donald Trump mund të jetë vërtet kandidat apo dhe president i SHBA-ve, ndaj iu drejtua Zotit Rama:

“Nëse bëhet e qartë, dhe ju i ndiqni këto ngjarje nga afër, se Trump do të jetë kandidati për president, atëherë situata bëhet më e ndërlikuar apo jo, për të gjithë ata që janë të interesuar dhe që kanë këto frikëra?”

Në përgjigjen e tij, Kryeministri nuk reflektoi fare mbi fjalët e Questit por e çoi qëndrimin e tij në ekstrem, duke u shprehur:

“Zoti mos e dhëntë! Unë mendoj se do të dëmtojë shumë Amerikën, do të dëmtojë shumë botën demokratike, sepse ai në fund do të duhet të bëjë të paktën disa nga gjërat që ai thotë se do të bëjë. Dhe atëherë, natyrisht do të jetë shumë e dëmshme dhe unë shpresoj shumë që ndërkohë ai do të jetë në gjendje të mësoj më shumë për botën, të mësoj më shumë për myslimanët, të mësoj më shumë për se si ka shumë komunitete dhe popuj krenar pavarësisht feve të tyre, pavrësisht etnive të tyre, që jetojnë me vlerat që Amerika përfaqëson dhe që i mbrojnë këto vlera madje edhe duke sakrifikuar vogëlushët e tyre së bashku me amerikanët.”

Këtu CNN e ka prerë videon e intervistës që ka publikuar.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix10 orë më herët

10 mënyra se si të rrisni instagramin tuaj pa bërë sponsorizime

Për të rritur numrin e ndjekësve të angazhuar në Instagram pa përdorur reklama, është e rëndësishme të kuptosh se algoritmi...

Mix10 orë më herët

3 libra që do t’ju afrojnë më shumë me suksesin!

Jamal Robinson nuk mësoi për menaxhimin e parave nga prindërit e tij. Por, vitin e kaluar Robinson, 40 vjeç, u...

Mix10 orë më herët

Njerëzit e lumtur nuk i bëjnë kurrë këto 7 veprime!

Stephanie Harrison ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj duke u bërë pengesë vetes. Ajo kishte ëndrra...

Mix11 orë më herët

Karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një...

Radar11 orë më herët

Përplasja fizike në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiç: Po kënaqni shqiptarët dhe terroristin Kurti

Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe...

Mix12 orë më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar12 orë më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix12 orë më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix12 orë më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar12 orë më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Facebook