Kioske
‘Sherri’ Ermali- Besi shkon shumë larg
Në mars, Ermal Mamaqi dhe Besart Kallaku filluan një lojë diss-esh, duke postuar video në rrjetet sociale ku i thonin njëri-tjetrit ‘Gjej vend ku të futesh’.
Në prill, ky shkëmbim ‘kërcënimesh’ virtuale filloi të merrej seriozisht nga ndjekësit e secilit, të cilët kanë dërguar video ku thonin: ‘Ermal Mamaqi, ik p**dhu!’. Këtyre Ermal Mamaqi u ka kthyer përgjigje duke xhiruar një video në një klab, ku Mamaqi thotë: ‘Ej, Bes, Bes Kallaku, një përshëndetje nga Londra’, dhe gjithë publiku bëjnë ‘buuu’:
Por Besi duket se e ka marrë më ‘seriozisht’, duke u kërkuar ndjekësve të çojnë shkruajnë ‘Ermal Mamaqi, ik p**dhu’, në çdo vend të mundshëm.
Ky shkëmbim ‘diss-esh’ në rrjetet sociale, është krahasuar nga fansat me diss-et që i bëjnë njëri-tjetrit grupet e reperave shqiptarë e kosovarë. Një parodi?
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu