Lidhu me ne

Kryesore

Boeri për një qytet të demineralizuar

stefano-boeri-701x467

Stefano Boeri është arkitekti që po harton masterplanin e Tiranës. Edhe pse ai nuk ka realizuar ende ndonjë variant paraprak të planit, Zoti Boeri vazhdon të mbetet aktiv në media për të shpalosur idetë dhe vizionin e tij për Tiranën.

Të hënën në mbrëmje ai i ka dhënë një intervistë për emisionin Top Story të gazetarit Sokol Balla. Disa nga mendimet që Zoti Boeri shpalosi gjatë intervistës, ishin:

  • Ka pjesë të qytetit, që kanë ndërtesa aq të degraduara e që konsumojnë energji, sa është më e kushtueshme t’i rikthesh siç ishin, sesa t’i rrëzosh dhe t’i rindërtosh me një arkitekturë të re dhe me cilësi.Unë besoj se duhet ta mendojmë këtë.
  • [Për planin e Tiranës] U nisëm nga problemet e qytetit, nga propozimet, nga energjia dhe burimet që janë sot të gjalla në Tiranë, e nga aty të krijojmë projekte që janë të realizueshme.
  • [Po mundohemi] ta mendojmë qytetin të zhvillohet jo duke zaptuar fshatra, por duke u zhvilluar së brendshmi, duke ristrukturuar ndonjë pjesë të asaj që është ekzistente.
  • Projekti për qendrën nuk duhet parë i ndarë nga projekti për parkun e Besimit, sa për shembull. Janë një sërë sistemesh që duhet të punojnë bashkë, të kenë të njëjtën filozofi, sikurse edhe zbatimi i bulevardit duhet të jetë i një filozofie.
  • [Një nga rregullat të cilën po mundohemi të ndjekim] është të ndërtojmë duke mbajtur në konsideratë gjelbërimin, pra të vendosim një standard për gjelbërimin, që të jetë fikse për të gjitha pjesët e qytetit.
  • Duam të mendojmë për një qytet, që nëse do ta thoja në zhargonin teknik, do ta quaja një qytet të demineralizuar. Pra, aty ku ulen sipërfaqet me minerale dhe rriten ato biologjike, të gjelbërta. Që do të thotë mbi të gjitha parqe dhe kopshte.
  • Ne duam një Tiranë me disa qendra. Duhet të krijojmë disa pika me intensitet më të lartë funksionesh, shërbimesh, aktivitetesh. Këto bëhen, disa herë, duke rindërtuar pjesë të qytetit.
  • Besoj se i njoh shumë mirë marzhet që një teknik mund t’i lërë politikës, dhe limitet përtej të cilave politika nuk duhet kurrë të ndërhyjë. Kjo për mua është një pjesë thelbësore e punës.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar5 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix5 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar5 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar5 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport5 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar6 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet6 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix9 orë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix9 orë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Mix10 orë më herët

Pas fitores së Oscar, Zoe Saldaña kërkon falje për “Emilia Perez”

Zoe Saldaña e gjeti veten duke kërkuar falje për “Emilia Perez” – vetëm pak minuta pasi ajo fitoi Oscarin për...

Facebook