Lidhu me ne

Kritike

Jetojmë në kohën e llapazanëve

rozi_0

Nga Rozana Radi

Këtu në vendin tonë vërtetë çuditesh me të gjithë dhe gjithçka!!!
Sapo hap sytë përballesh me një mori shkrimesh dashakeqe. Linqe me tituj të tmerreshëm për artistë!! Po e mënjanoj pak epideminë e “shtatëzanisë” sime dhe të këtij gripi që na la “shtatëzanë” për të diskutuar një tjetër çështje që të them të drejtën më bën të mendoj sa njerez të këqinj jemi.
Eneda Tarifa fituese e këtij edicioni festivali na përfaqeson me këngen Përrallë në Eurovizion. Eneda është një këngëtare që doni s’doni ju, i ka dhënë shumë këngë të bukura fonotekës të muzikës sonë shqiptare. Eneda është po e njejta ajo që kudo që shkojmë dhe luhet muzik shqip, të gjithë ne këndojmë këngët e Enedës. Është po e njejta Enedë që mbush një nga club-et e kryeqytetit ku unë dhe ti që shkruajmë, kalojmë fundjavat tona. Ndaj lind pyetja; Pse sot të gjithë nuk e duan Enedën? Pse çdo ditë qarkullojnë lajme të tipit “Eneda Tarifa lë nam në intervistën e rradhës. Eneda turpëron shqiptarët!!! Eneda kështu, Eneda ashtu… Kënga fituese e festivalit është përzgjedhur nga njeë juri e cila si rrallë ndonjëherë kaneë qenë të gjithë dakord që çmimi i parë t’i shkonte Enedës. Këtu çdokush mund të thotë që Eneda ka këngë më të bukura se kjo që do na përfaqësojë në Eurovizion. Po. Jam dakord me këtë (kjo është punë shijesh) ama askush nuk mund të thotë që kënga është e keqe. Aq më keq akoma të drejtosh gishtin drejt një artisteje që na përfaqëson ne, të pëfaqëson ty. Eneda është aty, do këdoj aty dhe do na përfaqësojë ne me flamurim tonë. Ju që villni per Enedën jeni po ju që vollët dhe për Elhaida Danin të cilën e ngritët lart deri ditën që patë renditjen e saj në këtë kompeticion dhe menjëherë të nesërmen e lëshuat dhe e goditët me tituj të tmerrshëm.(dhe këtë e bëni me të gjithë këngëtarët që nuk hynë në 10-çe). Jeni po ju ata që nesër do ta ngrini në qiell nëse kjo vajzë do renditet mirë në këtë kompeticion. Të gjithë në këtë vend jemi ndjerë qoftë 1 herë si Eneda. Asnjëherë nuk e dimë kur do na e beni pis figuren. Dhe këtë e bëni për të ngritur emrin tuaj.
Unë dua të lexoj artikuj kurajoz për vajzën. Jepini zemër, mbështetje, besim. Lëreni ta shijojë këtë Përrallë. Lërini kritikat pas kompeticionit. Se kur ka kritika që vinë vërtetë nga kritikë arti, atëherë kemi dhe çfarë të lexojmë.
Mendoj që Ededa ashtu si unë dhe disa të tjerë si puna ime e di që dhe thëniet në këtë vend i kemi makabre.
Populli ynë mendje ndritur thotë: “Kush të rreh të do”. Kësaj rradhe tabela je ti Ened. Nëse nuk qëndron e fortë duhet të kalosh tek një thënie tjetër që duhet ta shpikim vetë bazuar në llogjikën e këtyre njerëzve.
“Nda dashuria për ata që të shkelën mund edhe të vdeseësh”, atëherë ty do të shpallin artiste të popullit.
Jetojmë në kohën e llapazanëve dhe të dardhave që bishtin nuk e kanë as para as mbrapa, por në gojë.
Jetoje Përrallën tënde e mos u merr me përrallat me mbret të shqiptarëve.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore3 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar3 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix3 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar3 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar3 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix4 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix4 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix4 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix4 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook