Radar
Ja çfarë ndodh nëse nuk e fikni celularin në avion
Kompanitë ajrore iu kërkojnë udhëtarëve në avion që të kalojnë telefonin e tyre celular në “flight mode” përpara se të ngrihen në qiell, por çfarë ndodh nëse udhëtarët e injorojnë këtë kërkesë?
Disa pasagjerë besojnë se pajisjet e tyre elektronike si celularët apo tabletët duhet të fiken, ndryshe mund të rrëzojnë avionin.
Sigurisht që kjo është e ekzagjeruar, pasi ekspertët thonë se teknologjia moderne është shumë e qëndrueshme dhe e sigurt dhe se një celular nuk mund ta bëjë një avion të rrëzohet.
Atëherë përse kërkohet që të celularët të kalojnë në “flight mode”? Për arsyen e thjeshtë sepse bën një zhurmë që i nervozon pilotët gjatë komunkimit në radio.
Është e njëjta zhurmë që mund t’ju ketë ndodhur ju në rast se gjatë kohës që keni qenë duke biseduar në telefon keni qëndruar pranë radios duke dëgjuar emisionin tuaj të preferuar.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu