Lidhu me ne

Aktualitet

Raporti i Bankës Botërore për Shqipërinë

world-bank-701x526

Banka Botërore publikoi, raportin vjetor për Europën dhe Azinë Qendrore. Raporti përfshin një përmbledhje të treguesve për vitin 2015, si dhe parashikimet dhe sfidat për vitin 2016.

Pikat kryesore të raportit të Shqipërisë janë:

Treguesit për vitin 2015

  • Ekonomia shqiptare ka filluar të shërohet në vitin 2015 , e mbështetur kryesisht nga investimet private.
  • Rritja ekonomike ishte 2.6 për qind.
  • Borxhi i përgjithshëm ka arritur një nivel rekord, 73.3 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB).
  • Mbledhja e të ardhurave nuk ishte në nivelet e parashikuara.
  • Çmimet e pafavorshme të naftës dhe minerale sollën një performancë të keqe të eksporteve reale.
  • Eksportet neto kontribuan pozitivisht në rritjen ekonomike.
  • Defiçiti buxhetor ka arritur në 4.8 për qind të PBB-së në vitin 2015, nga 5.9 për qind në vitin 2014.
  • Konsumi kontriboi negativisht në rritje e PBB-së, por ka patur shenja të lehta përmirësimi nga fundi i vitit.
  • Kontribut shumë të madh në shërimin e ekonomisë ka patur projekti i Gazësjellësit Trans Adriatik (TAP) dhe punimet për hidrocentralin e Devollit (projekti Devolli Hydropower), në jug të Shqipërisë.
  • Dërgesat e emigrantëve u rritën në gjysmën e parë të vitit, por më krizës në Greqi, pësuan rënien në gjysmën e dytë të vitit.
  • Punësimi në bujqësi pësoi ulje në tremujorin e tretë të vitit, pas rritjes së fillimit të vitit. Ndërkohë që punësimi në ndërtim, prodhim dhe miniera performoi më mirë.
  • Niveli i punësimit është përmirësuar paksa për meshkujt, por ka mbetur në stanjacion për gratë.
  • Papunësia e të rinjve (15-29 vjeç) ra në lidhje me vitin e kaluar, por mbetet e lartë në 32.3 për qind.

 

Parashikimet për vitin 2016 dhe 2017

  • Ekonomia pritet të përshpejtohet gradualisht në një periudhë afatmesme.
  • Rritja ekonomike në vitin 2016 parashikohet të jetë 3.2 për qind, ndërsa në vitin 2017 3.5 për qind.
  • Zbatimi i reformave strukturore, reformës në energji, pension apo në menaxhimin e investimeve (nëse do të bëhen) do të ndikojnë pozitivisht në rritjen ekonomike.
  • Varfëria pritet të pësojë një rënie të ngadaltë, pasi rritja ekonomike  të përkthehet në vende reale pune.

 

Rreziqet dhe sfidat

  • Pavarësisht rritjes modeste të punësimit, tregu i punës mbetet i dobët duke e limituar potencialin e ekonomisë shqiptare.
  • Norma e lartë e imformalitetit në punësim pengon mbledhjen e taksave  dhe rritjen e të ardhurave buxhetore.
  • Shqipëria përballet me sfidën e gjetjeve të burimeve të qëndrueshme të rritjes ekonomike.
  •  Është shumë e rëndësishme zbatimi i reformave strukturore dhe fiskale.
  • Fushat prioritare ku duhet të përqëndrohet qeveria duhet të përfshijnë gjetjen e një zgjidhje për numrin e lartë të kredive të këqija, forcimin e klimës së biznesit në vend, forcimin e administratës tatimore, reforma në energji dhe menaxhimi sa më i mirë i investimeve publike./EXIT
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

10 mënyra se si të rrisni instagramin tuaj pa bërë sponsorizime

Për të rritur numrin e ndjekësve të angazhuar në Instagram pa përdorur reklama, është e rëndësishme të kuptosh se algoritmi...

Mix6 orë më herët

3 libra që do t’ju afrojnë më shumë me suksesin!

Jamal Robinson nuk mësoi për menaxhimin e parave nga prindërit e tij. Por, vitin e kaluar Robinson, 40 vjeç, u...

Mix6 orë më herët

Njerëzit e lumtur nuk i bëjnë kurrë këto 7 veprime!

Stephanie Harrison ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj duke u bërë pengesë vetes. Ajo kishte ëndrra...

Mix7 orë më herët

Karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një...

Radar7 orë më herët

Përplasja fizike në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiç: Po kënaqni shqiptarët dhe terroristin Kurti

Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe...

Mix8 orë më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar8 orë më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix8 orë më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix8 orë më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar8 orë më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Facebook