Kryesore
Papa Francesku rikthehet në Ballkan
Papa Francesku do të zhvillojë një vizitë të shkurtër ishullin grek të Lesvos, më 16 prill, sipas një komunikate të lëshuar të enjten nga selia e Shenjtë në Vatikan. Udhëtimi i primatit të kishës katolike synon të mbështesë refugjatët sirianë si dhe të fokusojë vëmendjen ndërkombëtare në krizën e refugjatëve.
“Është shumë e qartë se Papa mendon që aty ka një emergjencë të rëndësishme”, tha zëdhënësi i Vatikanit, at Federico Lombardi. “Ashtu siç shkoi në Lampeduza -që atëherë ishte vija e parë e rrugës mesdhetare-, tani që është kjo situatë e vështirë, dramatike, në frontin e Egjeut, Papa dëshiron të jetë prezent dhe të tregojë ndjenjën e solidariteit dhe të përgjegjësisë”, tha Lombardi.
Lajmi për vizitën e Papës u publikua fillimisht nga sinodi i shenjtë i kishës ortodokse greke, në fillim të kësaj jave. Bashkë me Papën do të jetë edhe kreu i kishës ortodokse, partiarku Ekumenik, Bartoleme, dhe kryepeshkopi i kishës greke, Ieronimus, por edhe kryeministri Aleksis Tsipras.
Zëdhënësi i Vatikanit, at Federico Lomardi, Lombardi shtoi se udhëtimi i Papës për Lesvos ishte “një iniciativë e përbashkët” që do të “tregojnë se kishat e ndryshme të krishtera janë të bashkuar kur të përballen me emergjenca të mëdha”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu