Lidhu me ne

Kryesore

Nxitimi, “Dëshmorë të Atdheut”, ndërkohë që hetimi vazhdon!!!

helikoppteri-3

Ministria e Mbrojtjes po e fut çështjen e rrëzimit të helikopterit në Grizhë të Malësisë së Madhe në një situatë absurde që krijon edhe dyshime. Qëndrimi zyrtar i Mbrojtjes për këtë ngjarje u përcoll nga shefi i Shtabit të Ushtrisë, Jeronim Bazo, i cili ndër të tjera deklaroi se: “…helikopteri ishte brenda trajektores, itinerarit të miratuar gjatë një stërvitjeje fluturimi rutinë, apo siç e quajmë ne, fluturim për njohje, pasi ky helikopter shërbente për operacionet e kërkim – shpëtimit. Ky ishte qëllimi i fluturimit”. Dhe pak më tutje: “Janë shumë pyetje që kanë nevojë për përgjigje, por do të kërkoja mirëkuptimin tuaj që t’i japim kohën e nevojshme procesit të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes për të cilat jemi të gjithë të interesuar”. Pra helikopteri po kryente një fluturim për njohje dhe se për shkaqet e ngjarjes nuk ka ende një përgjigje zyrtare. Çka do të thotë se ngjarja po hetohet.

Mirëpo dje në mbrëmje, Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë një e-mail ku njofton për homazhet që do të zhvillohen sot dhe përcjelljen e trupave në varrezat “Dëshmorët e Kombit”, pasi bën të ditur se Komiteti Shtetëror për Dëshmorët i ka shpallur dy pilotët, Floran Deliaj dhe Donald Hoxha, “Dëshmorë të Atdheut”. Thotë njoftimi i Ministrisë: “Komisioni Shtetëror për Dëshmorët shpalli “Dëshmor i Atdheut” dy pilotët e Forcave të Armatosura, kapiten Floran Deliaj dhe toger Donald Hoxha, të cilët u ndanë nga jeta më datë 6 prill 2016, si pasojë e rrëzimit të një helikopteri EC 145, me të cilin po zhvillonin një fluturim stërvitor në Grizhë të Malësisë së Madhe”. Pra ndërkohë që po hetohet dhe nuk ka ende një qëndrim zyrtar, Komiteti Shtetëror ka vendosur shpalljen e dy pilotëve si dëshmorë të Atdheut.

Pilotët kanë humbur jetën dhe kjo është tragjike. Por tragjedia thellohet nga kjo mungesë serioziteti e Ministrisë, e cila po heton, ndërkohë që në disa media po përfliten edhe skenarë për të cilët duhet një përgjigje. Nga ana tjetër ka edhe një aspekt ligjor në shpalljen dëshmor. Ligji përcakton qartë se kur përfitohet ky status për personat që humbasin jetën në krye të detyrës:

“Statusi i Dëshmorit të Atdheut u njihet…

e) shtetasve shqiptarë që kanë rënë ose bien në krye të detyrës për mbrojtjen e integritetit territorial, për mbrojtjen e institucioneve shtetërore nga terrorizmi ose në luftë kundër bandave të armatosura dhe kundër krimit ndaj jetës së individit;

e/1) shtetasve shqiptare qe kane rene ose bien ne krye te detyrës për mbrojtjen e paqes dhe të lirisë së kombit shqiptar, ose atyre që kanë rënë apo bien në mbrojtje të paqes e të sigurisë së popujve të tjerë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar ose për mbrojtjen e pasurisë shtetërore, apo që humbasin jetën në krye te detyrës nga rreziqet e fatkeqësitë natyrore…”( http://www.infocip.org/al/?p=6789).

Cilat kërkesa të ligjit përmbush vendimi i këtij Komisioni Shtetëror? Le të na sqarojë ministrja e Mbrojtjes këto DYSHIME të LIGJSHME përveç shfaqjes që do të na ofrojë sot. Është e qartë se për familjen e pilotëve ka nevojë për përkrahje financiare, por kjo mund të bëhet në rrugë të tjera, jo duke marrë vendime shumë të dyshimta dhe që i paraprijnë përmbylljes së hetimit.

Më poshtë një video amatore që pretendon se paraqet helikopterin në fjalë në Doganën e Hanit të Hotit pak përpara rrëzimit. Videoja për momentin nuk është përgenjështruar nga Ministria e Mbrojtjes.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore2 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar2 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix2 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar2 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar2 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook