Lidhu me ne

Kioske

Gugu, Xhesika, Enca, më vjen keq tek shoh që mediat u kushtojnë një vëmendje të tepërt

maxresdefault

Rosela Gjylbegu, më shumë se gjithçka tjetër është një artiste e mirëfilltë. Me një formim profesionist si dhe një karrierë të gjatë, sot këngëtarja është në gjendje të vlerësojë edhe tregun muzikor, duke na rrëfyer se është tregu ai që duhet të pastrohet nga disa emra.

Prej më se një viti i ka munguar ekranit me një projekt të ri, pasi sipas saj, është duke u përgatitur më së miri për këngën e re. Megjithatë nuk u ka munguar fansave, me të cilët Rosela vijon të ketë një komunikim aktiv. E si gjithmonë, është shumë e kujdesshme edhe në jetën private, duke u shprehur se i pëlqen që ta jetojë atë larg fokusit mediatik. E në fund e mbyll me një premtim, që kur të ketë diçka të re në jetën e saj sentimentale, do ta bëjë publike…

Prej kohësh po i mungoni tregut muzikor; përse ky distancim? S’ka kaluar më shumë se një vit nga kënga ime e fundit, nuk është ndonjë distancim i madh. Thjesht koha për t’u tërhequr, për të punuar gjëra të reja. Çdo gjë do kohën e vet e jo çdo gjë varet nga unë.

Sa e ka ndjerë Rosela mungesën e publikut dhe sa mendoni se e ka ndjerë publiku mungesën tuaj? Unë mendoj që është më mirë t’i mungosh publikut sesa t’i mërzitesh. Gjithsesi unë kam qenë prezente nëpër koncerte e aktivitete të ndryshme dhe shumë aktive në rrjetet sociale, aty ku komunikoj më nga afër me ta e ku përpiqem t’u përgjigjem sa herë kam mundësi, të kuptoj preferencat e tyre.

Mendoni se, nëse nuk jeni prezente në mënyrë intensive, publiku shqiptar ju harron?Jo, aspak, nuk mendoj kështu. Mendoj që publiku i mirë, ai cilësor, di të bëjë diferencën dhe di çfarë do. Tani nëpërmjet rrjeteve sociale, ‘YouTube’ apo edhe CD-ve, jemi prezentë në familjet shqiptare.

I mbani mend fillimet tuaja? Ka qenë më e vështirë atëherë apo sot të ngriheni një karrierë? E kam thënë gjithmonë që unë kam qenë me fat: në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe me njerëzit e duhur. Me daljen tek “Ethet e së premtes” për ne ishte më e lehtë, sepse kishim një status dhe njerëzit na njihnin e na donin.

Vini nga një talent-show; u besoni ende këtyre kompeticioneve, mendoni se nxjerrin talente ende sot? Shqipëria ka shumë talente. Është për t’u çuditur se sa të rinj të talentuar ka ky vend i vogël, por fatkeqësisht nuk ka treg muzikor dhe nuk funksionon si duhet, e kjo përbën problem, sepse të vetëm nuk ia dalin dot, ka nevojë për punë në grup për të qenë artistë të vërtetë e për të garantuar jetë të gjatë në rrugën e artit. Te ne kjo nuk ka funksionuar asnjëherë.

Sa e ndjek si publik Rosela muzikën, kë keni sot këngëtar shqiptar të preferuar? Ne kemi shumë artistë të mirë të vërtetë, por që janë lënë në hije ose nuk kanë mundësi të investojnë për veten e tyre. Siç jua thashë më lart, arti nuk bëhet vetëm, dhe nga kriza e tranzicioni që kalon vendi ynë i vogël e plot halle preket edhe muzika, e cila dita-ditës po humbet vlerat, sepse ne po huazojmë ritme të huaja dhe po shkatërrojmë muzikën dhe veshin e dëgjuesve.

Kush ju ka zhgënjyer nga kolegët kur i keni dëgjuar të këndojnë ‘live’? Janë të paktë artistët e vërtetë në këtë vend, dhe si të tillë duhen trajtuar si gurë të çmuar e thesar, sepse arti dhe sporti po lartësojnë pozitivisht imazhin e Shqipërisë. Nuk jam zhgënjyer kurrë nga ata artistë me muzikën e të cilëve jam rritur dhe kam ushqyer dashurinë për pasionin tim më të madh.

A ka Rosela shoqëri me Encën, Gugun, Xhesika Ndojin; i shikoni këta emra, si këngëtare apo si fenomene në Shqipëri?

Nuk më lidh asgjë me këta emra dhe nuk i njoh fare e as nuk i kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk dua të gjykoj askënd, por për mua janë thjesht fenomene kalimtare, edhe pse më vjen keq tek shoh që mediat u kushtojnë një vëmendje të tepërt dhe kështu ndiko-jnë tek ata që i shohin.

Si e shikoni sot muzikën shqiptare, për çfarë vuan ajo? Muzika shqiptare vuan nga muzikaliteti, nga krijimtaria. Ne po huazojmë ritme bullgare, rumune, e po shëmtojmë gjithçka të bukur që kemi pasur. E për çfarë?! Për disa lekë më shumë, po deformojmë shijet muzikore!

Mjafton talenti për t’u bërë këngëtare në Shqipëri, apo duhet edhe një shkollë e mirëfilltë? Talentin ta fal Zoti, por për të qenë i suksesshëm duhet punë, teknikë e përkushtim. Kjo jo domosdoshmërisht kërkon shkollë, mund të merren edhe leksione apo kurse, por te ne ka profesionistë të artit lirik, jo të muzikës pop, ndaj është pak problem.

Ndërkohë prej vitesh punoni edhe në Kuvendin e Shqipërisë; si ecën puna juaj? Po, e vërtetë, tashmë prej 7 vitesh punoj në këtë institucion zyrtar. Është krejt ndryshe nga pasioni im për muzikën, por që unë e gjej veten në atë çfarë bëj, sepse kam bërë një tjetër shkollë dhe kam tjetër drejtim. Por më pëlqen, sepse jam në një sektor shumë interesant, që e bën punën time dinamike e aspak të mërzitshme.

Sa ju merr nga koha e përditshme, po nga koha që i përkushtonit muzikës?* Unë kam një orar zyrtar të cilin e respektoj, dhe përpiqem ta organizoj pjesën tjetër të ditës pas orës 4. Sigurisht që kam mirëkuptimin e eprorëve dhe kolegëve të mi kur ndonjëherë më duhet të largohem për ndonjë aktivitet.

Rrallë ju shohim nëpër faqet rozë të mediave; përse kjo zgjedhje? Sepse dua të jem larg thashethemeve dhe fjalëve të njerëzve. Kam të drejtën të kem një jetë normale të qetë.

Si është jeta private e Roselës, përse nuk flisni kurrë për të? Sepse është private, e nuk kam pse ta ndaj me njerëzit çdo gjë. Mjafton që jetojmë në një vend të vogël, ku çdo gjë merret vesh e ku të gjithëve iu del punë me të gjithë. Unë preferoj dhe mundohem të jem e rezervuar, sepse kam zgjedhur unë të jem e njohur, jo familja ime apo miqtë e mi.

A e ka gjetur dashurinë Rosela? (Qesh) Do të na e thoni nëse një ditë e gjeni?Ndoshta./GSH

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore2 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar2 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix2 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar2 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar2 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix3 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix3 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix3 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook