Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëria dhe Hollanda janë shpërdarësit kryesor të hashashit afgan në tregjet europiane.

eudrug-701x616

Komisioneri i BE-së Dimitris Avramopoulos dhe Europoli kanë publikuar raportin vjetor mbi luftën kundër lëndëve narkotike. Raporti pasqyron gjendjen e prodhimit e trafikimit të drogës në tregun europian.

Raporti mbulon edhe Shqipërinë, konklusionet kryesore për të cilën janë:

  • Shqipëria luan një rol të rëndësishëm në prodhimin dhe furnizimin e kanabisit për tregun europian.
  • Shqipëria luan rol në shpërndarjen e hashashit afgan, i cili prej Shqipërisë futet në disa vende europiane.

Konstatimet më të detajuara të raportit janë:

Prodhimi dhe tregtia e kanabisit

  • Vende kryesore të prodhimit të kanabisit në Ballkan janë Shqipëria, Serbia, Bullgaria dhe Kosova, të cilat furnizojnë rajonin lindor dhe jug-lindor të Europës.
  • Shqipëria është një vend i rëndësishëm i prodhimit të kanabisit për tregjet e huaja. Megjithatë, situata duket se ka ndryshuar në verën e vitit 2014, si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme të qeverisë për të luftuar kultivimin e kanabisit.
  • Greqia është pika kryesore hyrëse në tregun europian e kanabisit të prodhuar në Shqipëri, i cili prej andej shpërndahet në disa vende europiane përfshi Kroacinë, Hungarinë, Çekinë dhe Austrinë.
  • Nga rrugë të ndryshme, kanabis sativa e prodhuar në Shqipëri hyn në tregjet e Europës perëndimore, përfshi Italinë, Francën dhe Gjermaninë.
  • Europoli raporton se kanabisi i prodhuar në Shqipëri trafikohet në Hollandë, ku përzihet për të rritur fuqinë e kanabisit hollandez dhe kjo përzierje është e destinuar për tregun britanik.
  • Grupet e organizuara kriminale hollandeze dhe vietnameze janë aktorët kryesorë në tregtimin e kanabis sativa në Europë. Këto grupe bashkëpunojnë me grupe kriminale shqiptare dhe marokene.
  • Shqipëria dhe Hollanda janë shpërdarësit kryesor të hashashit afgan në tregjet europiane.

Prodhimi dhe tregtia e heroinës

  • Grupet kriminale shqiptare, turke dhe pakistineze janë aktorët kryesorë të trafikimit të heroinës në Europë.
  • Shqipëria është pjesë e korridorit ballkanik të kalimit të heroinës afgane dhe iraniane, nëpërmjet Turqisë, për në tregjet europiane.
  • Grupet kriminale shqiptare kanë rol dytësor në shpërndarjen dhe kontrollin e heroinës në tregjet europiane.
  • Duhet monitorim aktiv për të indentifikuar rreziqet e mundshme lidhur me prodhimin dhe trafikimin e heroinës në disa zona të botës, përfshi Afganistanin dhe Shqipërinë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore2 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar2 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix2 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar2 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar2 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix3 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix3 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix3 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook