Aktualitet
Kostoja e rindërtimit të Sheshit Skëndërbej 6 deri në 7 milionë euro
Rindërtimi i Sheshit Skëndërbej do t’i kushtojë Bashkisë së Tiranës 6 deri në 7 milionë euro. Të paktën kaq para ka kërkuar bashkia nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, që është nën administrimin e qeverisë. Kosotoja paraprake është vlerësuar nga specialistë të Bashkisë dhe sipas drejtorit të Urbanistikës Joni Baboçi, shuma finale do të saktësohet nga projekti i zbatimit. Gjithsesi kostoja përfundimtare mund t’i tejkalojë parashikimet. Në thelb projekti është ai i nisur nga ish-kryebashkiaku Rama me disa modifikime, ku më kryesori është mbjellja e pemëve dhe rikthimi i lulishtes së zhytur pas monumentit të Skëndërbeut.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu