Lidhu me ne

Radar

ALBTELECOM ARRIN NJË REKORD HISTORIK NË NUMRIN E PËRDORUESVE TË INTERNETIT FIKS ME BANDË TË GJERË

ALBtelecom, kompania më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri, ka tashmë mbi 100 000 përdorues familjarë  dhe biznese të vogla, në internetin fiks me bandë të gjerë. Sipas kompanisë, kjo vjen si rezultat i rritjes së nevojave të këtyre përdoruesve për shërbimin e internetit me cilësi të lartë, të cilin ALBtelecom e ofron nëpërmjet paketave të ndryshme në të gjithë vendin.

Kërkesa më e madhe për shërbimin e trefishtë, IPTV, internet dhe telefoni fikse, vjen nga përdoruesit familjarë dhe bizneset e vogla. Por edhe bizneset apo ndërmarrjet e mesme dhe të mëdha kanë treguar një interes gjithnjë e në rritje për internet të dedikuar. Bashkë me këtë numër përdoruesish, numri total kap një shifër edhe më të lartë.

Përqindja e rritjes së abonentëve të internetit me bandë të gjerë është gjithashtu në rritje nga viti në vit. Nga viti 2014 deri në 2015-ën kjo rritje ishte 15%, ndërkohë që nga viti 2015 deri në 2016-ën kjo rritje u dyfishua me 30%.

Nga numri total i përdoruesve të internetit me bandë të gjerë, 65% janë përdorues të shërbimit ALBtv. ALBtelecom synon që në fund të vitit 2016 të arrijë shifrën 100 mijë përdorues të shërbimit inovativ ALBtv, i njohur gjerësisht si IPTV.

Kompania më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri ALBtelecom, ka kryer investimet më të mëdha në treg për të rinovuar dhe zgjeruar rrjetin e saj të shërbimeve fikse (ALBtv, internet dhe telefoni,) nga teknologjia e telave të bakrit “TDM” në teknologjinë më bashkëkohore të gjeneratës tjetër “NGN”. Ky operator është i vetmi që ka plotësuar standardet e BE-së, duke instaluar të gjithë infrastrukturën nën tokë. Gjithashtu ALBtelecom ka kontribuar në pastrimin e telave ajror në shkallë vendi, duke u ardhur në ndihmë edhe bashkive e komunave të qyteteve e rretheve të ndryshme.

Rrjeti NGN (Next Generation Network) i ALBtelecom, bazuar në rrjetin “Backbone” më të gjerë dhe më të sigurtë të fibrave optike në Shqipëri dhe i kombinuar me shërbimet e lëvizshme të Eagle Mobile, ofron kapacitetet më të larta të transmetimit të të dhënave, si dhe shpejtësinë më të lartë të internetit në vend.

ALBtelecom është e vetmja kompani që ofron gamën më të gjerë të shërbimeve nën konceptin “One Stop Shop”, ku përdoruesit mund të gjejnë shërbimet fikse dhe celulare: internet, ALBwifi dhe WiFi në zonat publike, televizion, shërbime Cloud etj.

Vazhdo leximin
2 Komente

2 Comments

  1. Lorik

    6 Prill, 2016 në 11:52 am

    o po ju lumte juve. une kam dy vjet qe e kam internetin e ALBtelecom ne shtepi dhe te them te drejten eshte permiresuar goxha cilesia ne krahasim me me perpara.

  2. Anxhela

    6 Prill, 2016 në 11:54 am

    Ndonjehere une nuk i kam fare besim atyre qe thuhen, pa i provuar vete. Dhe ne fakt bej mire se nuk ke si e kupton po nuk e provove. Para nja nje muaji e mora kete sherbimin ALBtv, po keni pare ju qe po me pelqen, se ne fillim e kisha me medyshje. jo re, per bukuri po funksionon

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Kuptimi i vërtetë i emrit artistik të The Weeknd

Emri artistik i The Weeknd ka ngjallur gjithmonë kuriozitet mes fansave. Së fundmi, një diskutim në Reddit ka sjellë në...

Mix2 ditë më herët

Del Kalendari i Ramazanit për 2025/ Ja çfarë duhet të dinë besimtarët për muajin e shenjtë

Të shtunën e ardhshme, më 1 Mars 2025 besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut,...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet që duhet të konsumoni më shumë pas të 50-tave

Nëse jeni mbi 50 vjeç, me siguri keni vënë re se ushqimi ju ndikon pak më ndryshe sesa kur ishit...

Mix2 ditë më herët

Sipas Harvard, këto ushqime ushqejnë trurin

Ashtu si nuk ka asnjë pilulë magjike që mund të eliminojë përkeqësimin që ndodh me kalimin e viteve në funksionet...

Mix2 ditë më herët

Ulçera e stomakut – Plani ushqimor që ju vjen në ndihmë

Para viteve 1980, për ulcerën e stomakut fajësohej zakonisht stresi ose ushqimet pikante, por tani e dimë se ulcera nuk...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro do të përmirësojë regjistrimin e videove

Ndërsa linja e iPhone 17 është ende rreth 7 muaj larg prezantimit, thashethemet për pajisjet vazhdojnë të shfaqen. Mark Gurman...

Mix2 ditë më herët

A E KENI PARË ENDE ‘CASSANDRA’ NË NETFLIX? | Një serial i ri drithërues që sfidon teknologjinë dhe frikën

“Cassandra” është një miniseri gjermane e lëshuar në Netflix më 6 shkurt 2025, që kombinon elemente të trillimit shkencor dhe...

Mix2 ditë më herët

Melania Trump, e cila jeton sa më larg të mundet Shtëpisë së Bardhë (dhe burrit të saj?)

Të gjithë vëzhguesit amerikanë ishin të bindur se Melania Trump, pas ceremonisë së inagurimit të Donald, do të qëndronte sa...

Mix2 ditë më herët

Disa ide për dhuratat ideale në përvjetorin e martesës

Përvjetori i martesës është një moment kulmor dhe shumë emocionues në jetën e çdo çifti, si një lloj “ ditëlindjeje...

Aktualitet2 ditë më herët

Si kaloi Rama nga drejtësia e re te “drejtësia e tepërt” (Citimet)

Kryeministri duhet të shtrëngojë radhët e socialistëve, për t’i bindur se nuk do të lërë më asnjë ushtar pas në...

Facebook