Aktualitet
Berisha përlotet nga performanca e senegalezëve të IFLC-së
Gjatë jetës së tij mund të ketë parë shumë interpretime të një prej valleve më të bukura të Shqipërisë, “Valles së Tropojës”.
Por imagjinata e ish-kryeministrit Sali Berisha vështirë se do të mund të kishte shkuar deri aty, sa të mendonte se këtë valle do ta luanin për të afrikanët.
Ndërsa ishte i ftuar tek emisioni “E diela Shqiptare” një grup fëmijësh valltarë nga Senegali, suprizuan ish-kryeministrin.
Grupi i valltarëve të vegjël gjenden në Shqipëri në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës,organizuar për të dytin vit radhazi nga Kolegjet Turke. që mblodhi në Tiranë qindra fëmijë nga dhjetëra vende të botës
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu