Kryesore
Qeveria vuan për të mbajtur premtimet, nis shpërndarja e çertifikatave të tokës
Dhënia e çertifikatës për tokën bujqësore ishte një nga premtimet afatshpejta të ish-opozitës socialiste, por u deshën afërsisht 3 vjet për të nisur shpërndarja e çertifikatave të para. Nga Novosela kryeministri tregoi edhe sakrificën që bëri qeveri lër ta përmbushur këtë premtim. “Koha që nga dita që kemi marrë këtë zotim është 2 vjet e gjysmë, por, nëse do t’i kërkoja Drejtorit të Përgjithshëm të hipotekës të tregonte gjithë kalvarin për të përgatitur këtë proces, do duhej të rrinim këtu deri në mbrëmje, pasi situata që trashëgua edhe në hipotekë ishte një situatë katastrofike. Këtë situatë kemi vendosur ta ndryshojmë rrënjësisht dhe jemi duke e ndryshuar, edhe pse jemi të vetëdijshëm që ka ende jashtëzakonisht shumë probleme që lidhen me bazën e të dhënave të informacionit,” – u shpreh Kryeministri.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu