Lidhu me ne

Kryesore

Porti i Shëngjinit qenka i LSI-së, jo i qeverisë

image_2016_04_03_1414_1459685290

Porti i Shëngjinit paska marrë një çmim ndërkombëtar. Çmimi është i artë dhe ai është dhënë për cilësi, menaxhim, lidership dhe planfikim strategjik. Çmimin e ka dhënë organizata ndërkombëtare për certifikimin e cilësisë “BID grup”. Çmimi “Quality Era Award” i është dorëzuar në Gjenevë të Zvicrës, Drejtorit të Portit të Shëngjinit Gjovalin Tushaj i cili ishte i pranishëm në ndarjen e çmimeve të përvitshme ku merrnin pjesë përfaqësues nga 178 vende të ndryshme të botës.
Të gjitha këto të dhëna ngazëllyese eklipsohen nga fakti se njoftimin për shtyp për një ent si porti i Shëngjinit e jep Zyra e Shtypit e Lëvizjes Socialiste për Integrim që drejtohet nga Ilir Meta. “Sekreti” është i thjeshtë: aty ku ndonjë ndërmarrje shtetërore shkëlqen, apo merr çmime, duhet të dalë që ato drejtohen nga LSI-ja. Me siguri që njoftimi është përcjellë sot, për të mos u konsideruar si shaka e 1 prillit, ndonëse shakaja është gjysma e së vërtetës. Mund të pyetet pse vallë nuk është Ministria e Transporteve që drejtohet nga Haxhinasto, ministri që nuk po bën dot një konçesion, që ta përcjellë këtë lajm? Një përgjigje eventuale do të ishte: sa të sigurtë jemi që Haxhinasto është i LSI-së? Pa folur këtu për çorbën e marrëveshjes me TIA-n për Rinasin, ku ministri në fjalë, person shumë civil në sjellje, thjesht “ua zhtyti” edhe ca më shumë shqiptarëve…

Ja edhe mbyllja e e-mailit, gjithnjë me prirjen për t’u krahasuar me më të mëdhenjtë: “Pas kompanisë shtetërore Ruse Gasprom, Porti i Shëngjinit bëhet enti i dytë shtetëror që vlerësohet me një çmim të tillë Gold. Kjo vëmendje ndaj Shëngjinit ka bërë që edhe interesimi i të huajve drejt këtij porti të jetë shumë i madh vitet e fundit, ku nuk kanë munguar edhe investimet”. Lajmi është pozitive dhe duhet përshëndetur. Ai është një ftesë edhe për turkoshakët e administratës që “Të ecin më shpejt”!/Respublica

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Mungesa e gjumit/ Si ndikon në shëndetin tuaj. Sa orë gjumë duhet të bëjmë!

Kur nuk flini mjaftueshëm gjumë, mund të ndiheni të lodhur dhe të lodhur për të kaluar ditën, apo jo? Por,...

Kryesore4 orë më herët

KQZ miraton renditjen në fletën e votimit. Ja numrat për çdo subjekt dhe koalicion

KQZ ka miratuar renditjen e partive dhe koalicioneve në fletën e votimit pas shortit.  Renditja e subjekteve: 1.Koalicioni Partia Demokratike...

Kryesore8 orë më herët

“Adriatik Lapaj më mashtroi. Ai është kurth i Sali Berishës për të përçarë votat e djathta” – Akuzat e Dash Sulës

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka rrëfyer ngjarjet rrokamboleske me të cilat është përballur 72 orët e fundit duke akuzuar përveç...

Radar8 orë më herët

“Kemi një ballist këtu, që pasi na njohu s’na u nda më” – Kandidati buzëqesh vesh më vesh pasi Rama e përmendi

Ish-kandidati i PD-së në zgjedhjet e vitit 2017, Halit Valteri, buzëqeshi vesh më vesh pasi kryeministri Rama e përmendi në...

Mix9 orë më herët

Monologu i Sam Rockwell në “The White Lotus” bëhet viral!

Sam Rockwell befasoi shikuesit me një paraqitje surprizë në sezonin e tretë të “The White Lotus”, duke interpretuar një monolog...

Radar9 orë më herët

Nard Ndoka: Berisha s’është politikan më i mirë se unë, Majko adoleshent!

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaruar se është një politikan më i mirë se kreu i PD-së, Sali...

Mix9 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që janë njerëz më të mirë se sa duken

Nëse dikush ju pyet se cila është shenja juaj e zodiakut, ka disa përgjigje që priten me siklet, madje edhe...

Radar9 orë më herët

Pse Donald Trump e mbylli “Zërin e Amerikës”

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për mbylljen e agjencisë së lajmeve “Zëri i Amerikës” të financuar nga qeveria federale...

Sport9 orë më herët

Hamdi Salihi mes 50 golashënuesve më të mirë të Europës për shekullin e 21-të.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është renditur i 28-ti në Europë në listën për golashënuesit më të mirë të...

Gatime9 orë më herët

Video / Recetë e thjeshtë për Tiramisu (pa vezë)

Tiramisuja është ëmbëlsira e çdo feste dhe e çdo periudhe të vitit. Ka padyshim një nga shijet më të veçanta...

Facebook