Lidhu me ne

Aktualitet

Të vetmit që nuk e duan janë…

lulbashakolballa-701x496

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte i ftuar, në emisionin Top Story të gazetarit Sokol Balla.

Deklaratat e tij kryesore janë:

Për reformën në drejtësi dhe ftesën e Kryeministrit Rama për dialog

  • Ne e kemi dashur reformën në drejtësi dhe e duam dyfish sot, sepse në mungesë të një drejtësie që nuk varet nga qeveria jemi në mes të këtyre havarave. Po të funksiononte gjyqësori, Prenga dhe Ndoka do të merrnin përgjigjen e duhur, vjedhjet e korrupsioni në dogana dhe në OSHEE do të ishin më të minimizuara.
  • Të vetmit që nuk e duan [reformën në drejtësi] janë Edi Rama dhe Ilir Meta.
  • Të gjitha krizat këtu i bashkon një parim, që Rama e sheh veten mbi Kushtetutën. Edi Rama e ka vënë veten e tij dy herë mbi parimet e Kushtetutës, që janë të shenjta.
  • Ligjet po shkelen ditën për diell, natën për hënë nga ata që janë betuar para shqiptarëve për të mbrojtur ligjin.
  • Vendimi i Gjykatës Kushtetuese [për mandatin e deputetëve Valentina Leskaj dhe Rakip Suli] është një parakusht që kjo ftesë të konsiderohet e vërtetë.
  • Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është një domosdoshmëri. A ka dialog me pistoletë mbi tavolinë? A ka dialog kur Republika thotë zbato vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ky thotë nuk dua?
  • Letra e zotit Rama që është një përgjigje ndaj kërkesës sime për të nxjerrë vendin nga kriza politike dhe hapat që duhen ndërmarrë. Kemi humbur dy vite kohë që nga hera e parë që e kam bërë këtë kërkesë.
  • Zoti Rama propozonte një dialog pa ndërkombëtarët për të mbajtur një dialog që të mos merremi vesh. Shqiptarët nuk kanë nevojë për këtë, që ne t’u themi ja ku jemi, por nuk merremi vesh. Ky është shpërdorim i dialogut.
  • Rishikimi kushtetues nuk mund të bëhet pa reformën në drejtësi, ato duhet të ecin paralelisht.
  • Ç’kuptim ka të bëhen rregulla të reja loje kur ky nuk zbaton ato ekzistuese. Ne duhet të krijojmë garanci tek qytetarët që çdo ligj që miratohet zbatohet. Prandaj zbatimi i reformës në drejtësi dhe i ligjeve që do të miratojmë bën më të nevojshme se kurrë reformimin kushtetues.

 

Për protestën kundër ndërtimit të këndit të lojrave tek Parku i Liqenit

  • Parku nuk ka të bëjë me reformën në Drejtësi, por me sundimin e ligjit.
  • Nuk ka as leje mjedisore, sepse Ministria e Mjedisit ka refuzuar të firmosë një leje, edhe pse nuk e di si i kanë punët mes koalicionit. Këta që arrestojnë njerëz të pafajshëm futen në mes të parkut për një tender 700 mijë eurosh.
  • Mediat janë në vdekje klinike për shkak të presionit qeveritar, nuk raportojnë protestën dhe çadrat e qytetarëve të shoqërisë civile.
  • Do të vazhdojmë të protestojmë pasi kemi si synim mbrojtjen e interesit publik.

 

Për programin e Partisë Demokratike

  • PD qëndron për taksat e ulëta. Uljen e taksave me 9 për qind, uljen e TVSH-së me 15 për qind. Do ta përmirësojmë ekonominë përmes taksave të ulëta, investimeve publike dhe një politike të konsoliduar për arsimin, sepse do ta anulojmë ligjin për arsimin e lartë, do ta bëjmë që në qendër të jetë studenti dhe familja e tij dhe jo pronarët e universiteteve.
  • Shtyllat tona do të jetë nxitja për ekonominë, investimet në infrastrukturë, ujë, rrugë, energji, si dhe për kujdesin social, që kjo qeveri e ka braktisur.
  • Programi ynë parashikon rritje të pagës minimale, mbështetje të familjeve në nevojë dhe grave kryefamiljare.
  • Synojmë kthimin e ekonomisë shqiptare në ekonomi kompetitive në Ballkan, duke hapur vende pune jo për kotheren e bukës. T’iu japim shqiptarëve një të ardhme të sigurtë.
  • Kam provuar fillimin e një kulture të re politike, që shpresoj se në të ardhmen nuk do të mbetet tek PD, që opozita jo vetëm të denoncojë por të propozojë.
  • Vetëm vitin e kaluar, kur [Rama] ia doli të fuste ekonominë shqiptare në krizë, mori në mënyrë mekanike propozimin tonë për zerimin e taksës së biznesit.
  • Unë nuk i harroj premtimet e mia dhe do t’i mbaj siç kam mbajtur premtimet e mëparshme si Rrugën e Kombit, anëtarësimin në NATO, heqjen e vizave. Unë atë që them e bëj dhe atë që bëj e them.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar5 orë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix5 orë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar5 orë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar5 orë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Sport5 orë më herët

LeBron James, lojtari i parë që shënon 50 mijë pikë në NBA!

LeBron James u bë lojtari i parë në historinë e NBA që shënon 50 000 pikë, ndërsa ndihmoi Los Angeles...

Radar5 orë më herët

100 të hetuar në Greqi për abuzim me fondet europiane për bujqësinë

Zyra e Prokurorit Europian në Athinë ka hapur një hetim kundër 100 personve që dyshohet se kanë mashtruar me fondet e bujqësisë...

Aktualitet5 orë më herët

Miliarda të shpërdoruara/ Rezidencat “fantazma” të Rindërtimit

Shumë prej banesave të rindërtuara në Ndroq dhe Zall-Herr vazhdojnë të mbeten bosh. Hapësirat përreth tyre janë mbuluar nga bari,...

Mix8 orë më herët

5 truke për të bërë një gjumë të rregullt dhe të qetë

Një gjumë i mirë është themeli i shëndetit fizik dhe mendor. Shumë prej nesh e kanë të vështirë të flenë...

Mix8 orë më herët

Çfarë ndodh nëse nuk i shoqëroni ilaçet me ujë

Një nga këshillat më të zakonshme që japin ekspertët është që pirja e ilaçeve duhet të shoqërohet me një gotë...

Mix10 orë më herët

Pas fitores së Oscar, Zoe Saldaña kërkon falje për “Emilia Perez”

Zoe Saldaña e gjeti veten duke kërkuar falje për “Emilia Perez” – vetëm pak minuta pasi ajo fitoi Oscarin për...

Facebook