Lidhu me ne

Kryesore

Në Shqipëri do të dënoheni nëse keqtrajtoni këtë kafshë

 

Në shtetet e Ballkanit mbajtja e arinjve privat në kushte jetese të mjerueshme mbetet një çështje sfiduese. Ndërkohë që në Kosovë po aplikohen dënime të larta për mbajtjen e paligjshme të tyre gjatë tre viteve të fundit, një numër i madh arinjsh po vuajnë në Shqipërinë fqinje.

Shqipëria është shtëpia e më shumë se 80 arinjve në robëri që po jetojnë një jetë të mjerueshme. Arinjtë e murrmë janë kapur dhe shpesh abuzuar për të marrë përfitime dhe për argëtim. Mirëpo praktikat abuzive nuk janë e vetmja gjë shqetësuese në këtë zonë. Pjesa më e madhe e tyre që jetojnë në robëri janë kapur të egër që të vegjël dhe kjo praktikë rrezikon zhdukjen e popullsisë së arinjve të egër e cila vlerësohet rreth 250 tani.

Në përgjigjje të kësaj çështjeje, “FOUR PAWS” (Një organizatë bamirëse për mirëqenien e kafshëve) dhe qeveria shqiptare kanë rënë dakord që të punojnë së bashku për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme dhe dashamirëse ndaj kafshëve.

Arinjtë e murrmë janë tashmë të mbrojtur me ligj, por abuzimet janë të zakonshme sepse nuk askush nuk ndiqet penalisht ose gjobitet. Për më tepër nuk ka të dhëna në lidhje me numrin e saktë të arinjve që jetojnë në robëri dhe as një vend për t’i akomoduar ata kur lirohen.

Për këtë arsye, si një hap i parë do të forcohet sistemi penal dhe do të zhvillohet sistemi i regjistrimit të arinjve të murrmë në robëri së bashku me udhëzime përkatëse. Për më tepër do të zhvillohet edhe ligji për mbrojtjen e botës shtazore duke përfshirë të gjitha format e mbrojtjes së mbajtjes mizore të kafshëve.

“Së pari në duam të fokusohemi në dhënien fund të formave mizore të mbajtjes së arinjve në Shqipëri. Ka shumë arinj të abuzuar që tërheqin turistët për shembull në strofulla në restorante, plazhe dhe vende të njohura. Duam të forcojmë imazhin e Shqipërisë si një destinacion turizmi i përshtatshëm ku trajtimi mizor i kafshëve nuk është legjitim,” tha Ministri i mjedisit Lefter Koka.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix3 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix3 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar3 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook