Lidhu me ne

Kryesore

26 vjet: Ikjet e mëdha që sollën parti të reja politike

ndryshim partishNë 26 vjet ka ndodhur disa herë kur politikanë me mandat parlamentar ose me poste drejtuese të larta në një nga partitë e mëdha politike, kanë vendosur të shkëputen duke krijuar parti të reja politike. Në shumicën e rasteve motiv ka qenë mungesa e demokracisë së brendshme dhe shanseve të konkurrimit me kryetarin – lider të partisë, – por vitet e fundit ka tendencë të ikjes me motivin e marketingut politik, – gjetjes së një posti të lirë kryetari si shans për të siguruar mandat parlamentar në koalicion me njërën prej partive të mëdha. Nga mbi 116 parti të vogla politike, vetëm dy parti janë shkrirë (PDR dhe PLDNJ), një tjetër lajmëroi se është shkrirë (PSV91), të tjerat jetojnë e mbijetojnë, kryesisht në koalicione në kujdestarinë e partive të mëdha.

Në vitet ’90 dhe fillimet e dekadës së dytë kalimi i një mandati parlamentar tek një parti e re politike automatikisht sillte regjistrimin e saj në zgjedhje. Kjo praktikë nxiti fragmentarizmin e partive kryesore dhe lindjen e shumë partive të vogla. Pas vitit 2009 rregullat kanë ndryshuar: sikur 140 deputetët të vendosin të krijojnë një parti të re politike ata janë të detyruar të mbledhin 3000 firma për ta themeluar partinë dhe shumë më tepër firma të tjera për ta regjistruar si subjekt zgjedhor. Kjo praktikë shtegtuese penalizon përpjekjet e politikanëve për të krijuar parti të reja, ndaj mekanizmi i ri që mund të aplikohet është “blerja” e partive të vogla që janë miratuar në gjykatë vite më parë, por që janë in-aktive në jetën politike. Të paktën një parti ka deputet aktualisht në parlament përmes këtij mekanizmi, blerjes së një partie legjitime dhe konkurrimin në emër të saj në koalicion me PS ose PD, pa pasur nevojë për firma mbështetëse. E njëjta praktikë pritet të ndodh edhe në vitet në vijim, derisa ligji i partive politike të rishikohet dhe praktika integrale e legalizimit të partive të bëhet më demokratike, më liberale dhe më konkurruese në zgjedhje./ISP

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix3 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix3 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar3 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook