Lidhu me ne

Aktualitet

Qeveria po përgatit 65 konçesione të reja dhe lejimin e importit të plehrave për riciklim

Milva-Ekonomi-701x394

Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi në një intervistë me Aurora Sulçen në Ora News deklaroi se qeveria Berisha dha 143 konçensione, ndërsa nga qeveria socialiste deri më tani janë aprovuar 14, ndërsa për 65 të tjera janë duke u përgatitur studimet e fizibilitetit.

Ministrja shpjegoi, gjithashtu, se konçensioni i zonës së lirë të Spitallës do të ripropozohet për një tjetër zonë më të vogël nga 250 hektarë që ishte zona fillestare. Sipas ministres, përgatitja e tenderit të ri do të bëhet në konsultim që në fazën fillestare me ambasadat e pranishme në Shqipëri dhe me një përforcim të kërkesave për pjesëmarrësit. Ministrja ka informuar, gjithashtu, se investitorë turq dhe maqedonas kanë vizituar ministrinë pikërisht për këtë qëllim, ndërsa investitorë të tjerë kanë shprehur interes për zonën e Vlorës dhe Koplikut.

E pyetur për rënien e eksporteve, ministrja deklaroi se nuk ajo beson se do të ketë një tjetër “paketë fason”, ndërkohë qeveria po mundohet të zbatojë paketën ekzistuese, për të cilën shoqëritë e prodhimeve fason denoncojnë se është zbatuar vetëm pjesërisht.

Qeveria do të fokusohet në të ardhmen në sektorët të tjerë si ai i bujqësisë, turizmit, plastikës dhe riciklimit.

Në lidhje me rinegocimin e ekskluzivitetit për Aeroportin e Rinasit, të cilin paraardhësi Ahmetaj e kish deklaruar më shumë se njeherë si të mbyllur me sukses, Ministrja e Ekonomisë u shpreh se nuk ka shumë informacion për të dhe se nuk e di si do të zhvillohen ngjarjet.

Në përmbledhje, Ministrja e Ekonomisë konfirmoi se:

  • qeveria ka ndërmend të japë edhe shumë konçensione të tjera,
  • qeveria ka ndërmend të ribëjë tenderin e Spitalleēs por pa e ndryshuar skemën e dështuar herën e parë;
  • qeveria nuk ka ndërmend të japë shumë lehtësira të tjera për prodhuesit fason;
  • qeveria do të lejojë importimin e plehrave për riciklim;
  • qeveria nuk ka arritur ende të rinegociojë konçesionin e Rinasit dhe ministri Ahmetaj ka gënjyer për sukseset e negociatave.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore12 minuta më herët

100 sekonda madhështor!

Në një dalje në studion e TPZ në MCN Tv, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, pasi u falenderua që për...

Mix18 orë më herët

Netflix paguan 100 milionë dollarë për të sjellë dokumentarin e Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, ku edhe Princi Harry shfaqet në disa episode....

Mix19 orë më herët

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një...

Kioske19 orë më herët

E vetmja gjë madhështore do të jetë humbja

Shkruar nga Mero Baze Nga 25 kryetarë partish, PD-ja rrezik të mos marrë as 20 vota, pasi disa prej tyre...

Kryesore19 orë më herët

Qeveria merr vendimin, brenda një jave mbyllet Tik Tok

 Masa për aplikimin e mbylljes do të merret brenda 1 jave për përdoruesit shqiptarë. Qeveria Shqiptare ka vendosur mbylljen perkohësisht...

Aktualitet24 orë më herët

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

Sot, më shumë se kurrë, në krye të Partisë Demokratike duhej të ishte Lulzim Basha A po i jep te...

Radar2 ditë më herët

Klubi ‘Partizani’, të vërtetat e procesit politik

Nga Jamarbër Malltezi Më 9 Prill 2022 (Kongresi i PS) dhe 7 Maj 2022 (Asambleja e PS), Edi Rama kërkoi publikisht...

Mix2 ditë më herët

Korja e bukës, vlerat befasuese për stomakun

Një herë e një kohë, një nga këshillat e përsëritura të gjysheve të zonave të veriut të Shqipërisë ishte që...

Radar2 ditë më herët

“Gene Hackman ishte dëshmitari i parë në çështjen Epstein, kush donte që ai të heshtej” – Postimi i pazakontë i Barron Trump

Barron Trump, djali i presidentit amerikan Donald Trump, hedh dyshime mbi vdekjen e aktorit të njjohur të Hollivudit, Gene Hackman,...

Radar2 ditë më herët

BlackRock do blejë portet e Kanalit të Panamasë pas presionit të Donald Trump

BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte të mëdha në Kanalin e Panamasë nga pronari i tyre me bazë...

Facebook