Lidhu me ne

Aktualitet

Testimi fizik i aplikantëve për Shkollën e Policisë, ja datat për çdo qark

666f09cadb95e6f929e6150985ae5e5b_L

Testimi fizik i aplikantëve që konkur rojnë për Shkollën Bazë të Policisë, i cili filloi dje, do të vijojë deri më datë 7 prill 2016, ku çdo ditë do t’i nënshtrohen testimit 2 grupe aplikantësh të cilët kanë kaluar me sukses fazën e parë të testimit me shkrim.

Testimi fizik po zhvillohet në stadiumin “Qemal Stafa”, ku aplikantët duhet të paraqiten me uniformë sportive, kartë identiteti dhe fletën e pranimit në ditën dhe orën e përcaktuar. Ky lloj testimi është duke u kryer në dy grupe. Grupi i parë fillon në orën 07:00, ndërsa grupi i dytë në orën 13:00. Kështu, Policia e Shtetit dje bëri publike edhe datat se kur do të testohen aplikantët e tjerë.

Konkretisht: Sot, më 31 mars dhe 1 prill do t’i nënshtrohen testimit fizik aplikantët e Qarkut Tiranë, grupi i parë në orën 07:00 dhe grupi i dytë në orën 13:00. Më datë 1 prill do t’i nënshtrohen testimit fizik aplikantët e Qarkut Kukës, Durrës dhe Elbasan, grupi i parë në orën 07:00 dhe grupi i dytë në orën 13:00. Më datë 2 prill do t’i nënshtrohen testimit fizik aplikantët e Qarkut Elbasan (pjesa e dytë) dhe Berat, grupi i parë në orën 07:00 dhe grupi i dytë në orën 13:00. Më datë 3 prill do t’i nënshtrohen testimit fizik aplikantët e Qarkut Berat (pjesa e dytë) dhe Fier, grupi i parë në orën 07:00 dhe grupi i dytë në orën 13:00. Më 4 prill do t’i nënshtrohen testimit fizik aplikantët e Qarkut Fier (pjesa e dytë), Lezhë dhe Shkodër, grupi i parë në orën 07:00 dhe grupi i dytë në orën 13:00. Më datë 5 prill do t’i nënshtrohen testimit fizik aplikantët e Qarkut Shkodër (pjesa e dytë), Korçë dhe Gjirokastër, grupi i parë në orën 07:00 dhe grupi i dytë në orën 13:00.

Më 6 prill do t’i nënshtrohen testimit fizik aplikantët e Qarkut Gjirokastër (pjesa e dytë) dhe Vlorë, grupi i parë në orën 07:00 dhe grupi i dytë në orën 15:00. Më 7 prill do t’i nënshtrohen testimit fizik aplikantët e Qarkut Vlorë (pjesa e dytë), Dibër dhe Durrës, grupi i parë në orën 07:00 dhe grupi i dytë në orën 13:00. Ndërkohë, emrat e secilit prej aplikantëve janë të afishuara në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, ku është përcaktuar edhe grupi në të cilin aplikanti do të testohet.

PIKËT

Më herët, policia raportoi se kandidatët do të quhen kalues në këtë fazë nëse marrin të paktën 60% të pikëve të testimit. “Aplikantët që kalojnë testin me shkrim, duhet të kalojnë testin e aftësive fizike, që teston aftësitë psikomotore, si: shpejtësia, shkathtësia fizike, rezistenca, forca muskulore, koordinimi fizik, të domosdoshme për punën e punonjësit të Policisë”, tha zyrtarisht policia. Testi i aftësive fizike do të vlerësohet sipas standardit të përcaktuar në kohën e zhvillimit të testit. Ky provim përbëhet nga pesë komponentë, të cilët janë: kërcim vertikal, ushtrime për barkun 1 minutë, maksimumi i mundshëm pompash, vrap 300 metra, ecje/ kros 2.4 km.

Ndërkohë, mësohet se normat për kalimin e këtij testi janë të ndara veç për femrat dhe për meshkujt, dhe sipas grupmoshave. Aplikanti duhet të marrë minimumin e mundshëm të pikëve për të vazhduar fazat e tjera të konkurrimit. Në testimin me shkrim, nga 5.012 aplikantë, u shpallën fitues vetëm 1.905 persona. Ndërsa, në përfundim të të gjithë procesit të konkurrimit, do të përzgjidhen 300 kandidatë fitues, të cilët do të vazhdojnë Shkollën Bazë të Policisë. Nga personat fitues, 90 kandidatë do të jenë për gjininë më pak të përfaqësuar dhe 6 persona për minoritetet. /Gazeta Shqiptare/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook