Lidhu me ne

Kryesore

Edi Rama ka konsoliduar tre shtylla

bashaaa-701x475

Lulzim Basha bisedoi me gazetaren Ilva Tare, në emisionin Tonight.

Deklaratat kryesore të tij ishin:

Për protestën kundër ndërtimit të këndit të lojrave tek Parku i Liqenit

  • Shteti antiligjor është e vetmja vepër e Edi Ramës, e konfirmoi dhe sot. Nuk nguroi të ushtronte dhunë barbare nga pjestarë të efektivave të rendit pa identifikim, por të armatosur me pistoleta, në kundërshtim me ligjin për manifestimet publike ndaj qytetarëve, ndaj anëtarëve të opozitës në protestë.
  • Në një shtet normal, ishte detyrë e policisë jo vetëm të mos lejonte ndërtimin e gardhit por pas vendosjes të ndihmonte në largimin e gardhit  dhe në vendosjen e personave përgjegjës para ligjit dhe drejtësisë.
  • Ka një fallsifikim të madh për t’i dhënë mbrojtje Erjon Veliaj, që siç doli sot, me urdhër të Edi Ramës ka shkelur plot 5 ligje të Republikës, secila e sanksionuar me dënime në burg.
  • Nuk ka leje nga Ministria e Mjedisit, nëse e ka fallsifikuar sot do të japë përgjegjësi dhe Lefter Koka për këtë.
  • Ne kemi qenë ligji, ata antiligji me policët e armatosur që është kundër ligjit për manifestimet publike.Policë të armatosur të rendit me armë, policë pa emra dhe numër identifikues dallues që kanë ushtruar dhunë të verbër, qorre, duke marrë urdhër të drejtëpërdrejtë nga shefat e tyre që urdhëroheshin në telefon nga shefat e tyre politikë.
  • PD ka bërë kallëzim penal sot ndaj Drejtorit të Policisë Bashkiake dhe Drejtorit të policisë së qarkut të Tiranës për shpërdorim detyre. Përgjegjësia e tyre nuk do mbetet pa zbardhur.
  • Protestat për Parkun e Liqenit do të vazhdojnë.

Për Edi Ramën, deputetë të tjerë të PS-së dhe qeverisjen 

  • Edi Rama tashmë ka ndërtuar kushtet për të qeverisur si diktator, si autokrat, sepse përmes ligjit tenton të prishë zgjedhjet e ardhshme.
  • Ka një lidhje mes parkut, mandatit të Kokëdhinës, Leskaj, ÇEZ. Në të gjitha rastet Edi Rama është në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit dhe ai e di. Me dëshirë dhe vullnet politik po i shkel.
  • Është provuar që është një qeveri e oligarkive që shërben vetëm për veten e saj, xhepin e saj, shepin e këtij [Kryeministrit] dhe një grusht njerëzish rreth tij. Është fabul dhe në parlament që PS-ja, qeveria punon për Edin, Koçon dhe dy-tre oligarkë të tjerë.
  • Koço Kokëdhima i ka marrë përfitimet dhe i ka marrë tenderat ndërkohë që ka qenë në karrigen e deputetit. Ligji për konfliktin e interesit parashikon që ai deputet duhet të heqë dorë nga këto përfitime sepse përndryshe çdokush bëhet deputet që të marrë lekët e shqiptarëve.
  • Deputetja Valentina Leskaj përmes djalit të saj ka marrë 1/3 e hekurudhës shqiptare, segmentin Ballsh-Vlorë.
  • Vetëm vitin e kaluar sipas institucioneve shqiptare, Ministrisë së Financës nga njëra anë dhe KLSH nga ana tjetër, janë abuzuar, zhdukur dhe vjedhur 1.2 miliard euro apo 400 euro për kokë. Para që kanë përfunduar në xhepat e oligarkëve shqiptarë, ndërkohë që shqiptarët kanë marrë arratinë.
  • [Edi Rama] ka konsoliduar tre shtylla, shtyllën e varfërimit të shqiptarëve, dhunës dhe qeverisjes me krimin. Këto janë arsyet që ekonomia ka ngecur, në fillim stanjacion dhe tani në recesion. Vendet e punës po shkatërrohen, të ardhurat për frymë po bien, çmimet po rriten, taksat, faturat po rriten. Kjo është arsyeja që në Shqipëri shpresa është zbehur.

Për marrëdhëniet me ndërkombëtarët dhe hapjen e negociatave me BE-në

  • Nëse ju besoni se Edi Rama do të shkojë në Uashington për të marrë bekimin për regjimin oligarkik që po ndërton në Shqipëri besoj që jeni fare e qartë se kjo nuk mund të ndodhë.
  • Në Uashingon [Edi Rama] do të marrë këtë mesazh: ” Është e prapranueshme që personat që duhet të jenë prapa hekurave janë sot në parlament dhe bëjnë sot ligjin në institucionet shqiptare, në doganat shqiptare, në polici.”
  • Elmar Brok dhe Knut Flekenshtajn, në harkun kohor gjashtë mujor, kanë thënë që zgjedhjet në Shqipëri ishin të dështuara. Nëse këtë e thonë dy gjermanë dhe ne nuk na bën përshtypje këtu atëherë le të vazhdojmë të ushqehemi me bajgat që na ushqen Edi Rama ditë për ditë.
  • Nuk hapen negociatat [me Bashkimin Europian] për një vend, ku shumica dërrmuese e popullit i nënshtrohet kërbaçit dhe varfërisë dhe një grusht njerëzish pasurohen.
  • E vetmja shpresë që Shqipëria t’i afrohet hapjes së negociatave është përmbysja e këtij regjimi tiranie.
  • Tema numër një në Uashington ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
  • Dua t’ju njoftoj ju që unë vij, jo thjesht me optimizëm, por një vije e kuqe e Shteteve të Bashkuara në Ballkan: Nuk do të tolerohet vjedhja e votës. Do të bëhet gjithçka për të krijuar kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Për Partinë Demokratike dhe qëndrimet e saj

  • Partia Demokratike është e gatshme për zgjedhje të parakohëshme.
  • Qytetarët janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme. Rezultati varet nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, prandaj beteja kryesore janë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
  • Në parlament do vazhdojë aksioni që kemi vendosur tashmë derisa të plotësohen kushtet tona, zbatimi i gjykatës kushtetuese që është vajmedeti i Shqipërisë.
  • Do të vazhdojmë me protestat dhe aksionet qytetare.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix16 orë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix17 orë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore2 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix2 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport2 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook