Kryesore
Murgeshat që kultivojnë kanabis
Një grup murgeshash janë bërë të njohura për kultivimin e marijuanës në manastirin e tyre dhe shitjen e kësaj bime për qëllime mjekësore. Motrat e Luginës në Merced, Kaliforni nuk janë katolike apo tradicionalisht të lidhura me fenë, por e konsiderojnë veten murgesha.
Këto kultivuese të marijuanës mjekësore janë të licencuara që të rritin bimët për të krijuar mjete shëndetësore organike për të trajtuar dhimbjet e shpinës apo migrenës.
Por edhe pse murgeshat, Motra Kate, emri i vërtetë i së cilës është Christina Meeusen dhe Motra Darcy, 24 vjeç, kanë bërë para nga ky prodhim, tashmë ato nuk do të munden t’i shesin online produktet e tyre, pasi disa nga komunat e Kalifornisë e konsiderojnë të ndaluar kultivimin e këtyre bimëve dhe të paligjshme shitjen e tyre.
“Janë shumë të larta kërkesat nga pacientët që vuajnë nga kanceri. Dhe ne kemi prodhuar një balsam që përdoret për shumë qëllime, si migrena, dhimbja e veshëve, dhëmbëve, skuqjet në lëkurë etj”, shpjegojnë motrat.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu