Katy Humphrey, studente e këtij universiteti ka marrë beben në një ditë të zakonshme leksioni pasi dadoja ishte sëmurë dhe në mëngjes kur duhej të nisej për në fakultet nuk kishte ku ta linte vajzën e mitur.
Profesori Darryn Willoughby është treguar tejet human. Ai ka arritur të pushonte beben që ia nisi të qarës në mes të klasës dhe më pas ka vazhduar ta mbajë në dorë gjatë gjithë leksionit.
Foto: Profesori me beben ne klasë
Ai është shprehur se është dhurata më e bukur të botë kur rrit një fëmijë dhe ka treguar edhe një lloj emisioni kur ka treguar se e kishte humbur këtë mundësi me fëmijët e tij tashmë në shkollë të mesme dhe universitet. Fotoja e profesorit që shpjegon leksionet me beben në krah është kthyer në virale dhe është duke u përhapur me shpejtësi, duke kaluar tashmë kufinjtë e një ngjarje vetëm amerikane.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu