Kryesore
Në 2015 nga Shqipëria u zhduk një qytet
Kreu i PD, Lulzim Basha duke folur në 25-vjetorin e krijimit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë tha se gjatë vitit 2015 nga Shqipëria kanë ikur njerëz aq sa ka banorë qyteti i Beratit.
Ai hodhi poshtë pretendimet e Ramës se në Shqipëri ka 30 mijë vende të lira pune. “Kjo kupolë pasurohet për vete me tendera dhe korrupsion. Por nuk kanë në mend t’i shërbejnë punës dhe punësimit. Bilanci i kësaj qeveria nxin ngado që ta shikosh. Papunësia reale është në rritje të pandalshme”, u shpreh ai.
Për shkak të paunësisë, krimit të veshur me pushtet, shqiptarët e larguar vetëm gjatë vitit të fundit janë baraz me popullsinë e Gjirokastrës apo të Beratit”, tha kreu i PD Lulzim Basha.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu