Aktualitet
50 mijë lekë në muaj.
Qeveria shqiptare i ka akorduar një pension të posaçëm të përndjekurit politik Lirak Bejko, i cili humbi jetën pasi i vuri flakën vetes gjatë një proteste ku kërkonte dëmshpërblimin për vitet e burgut.
Këshilli i Ministrave përmes një vendimi bëri me dije se pensioni akordohet për personat në ngarkim të të ndjerit Lirak Bejko, ndërkohë që masa e tij do të jetë 50 mijë lekë në muaj.
Vendimi do i shtrijë efektet financiare, duke filluar nga data 1 prill 2016. Babai i dy vajzave u nda nga jeta mëngjesin e datës 2 nëntor 2012, kohë kur u cilësua si “dëshmor” nga Partia Socialiste.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu