Mix
Ky është universiteti i ëndrrave.
Ho Chi Minh, që ndryshe njihet edhe me emrin Saigon, është një qytet në jug të Vietnamit dhe ka një popullsi prej gati 8 milionë banorësh.
“Qytetet, sidomos në vendet e lulëzuara si Vietnami, janë në një zhvillim kaq të shpejtë, saqë infrastruktura nuk është në gjendje të mbajë të njëjtin ritëm. Stresi mjedisor është i dukshëm dhe reflektohet te mungesa të shpeshta të energjisë, rritja e ndotjes, temperaturave dhe pakësimi i hapësirave të gjelbra,” shprehet ekipi i arkitektëve.
Kur këtyre arkitektëve ju kërkua të dizenjonin një kampus universitar të ri në qytetin Ho Chi Minh, ata kishin në mëndje diçka tërësisht ndryshe nga një projekt urban. Firma, e cila është e specializuar në arkitekturën mjedisore, pritet që të sjellë ekspertizën e saj edhe në këtë universitet privat të Ho Chi Minh për herë të dytë, pasi projekti i tyre i parë është në ndërtim e sipër në Hanoi.
Duke eksperimentuar me dritën, erën dhe ujin, dhe duke përdorur materiale natyrore dhe lokale, arkitektët kanë krijuar një mënyrë bashkëkohore të projektimit, e cila është arkitektura e shekullit 21-të. Kjo është arkitektura mjedisore e cila ruan esencën e asaj aziatike. Synimet e këtij projekti janë në kundërshtim me shtrirjen urbane të qytetit.
Ata duke qenë në kërkim të një modeli të gjelbër kërkojnë një hapësirë të gjerë, shtirë në disa blloqe të qytetit, me kate të stivosura dhe një oborr të madh. Arkitektët nuk përdorin gjelbërimin vetëm si dekor, por mbështesin gjithë idenë e tyre krijuese dhe ndërtuese mbi këtë. Ballkone dhe çati të veshura me bimë, që do të japin idenë e një mali të pyllëzuar jashtë qytetit. Pemët do të mbillen brenda në oborr, dhe do të ketë kopshte nga çdo anë e kampusit.
Gjithë kjo planimetri do të sigurojë hije, përmirësojë cilësinë e ajrit dhe reduktojë përdorimin e kondicionerëve. Për të kursyer ujin, do të depërtohet në nëntokë, duke shfrytëzuar ujin e rezervave nëntokësore që do të ujisë bimët e gjithë ndërtesës.
Projekti synon t’i japë qytetit Ho Chi Minh një fytyrë të re duke e shpëtuar nga nxehtësia dhe betoni, për t’i dhënë sërish hapësirën dhe vlerësimin që duhet, natyrës dhe gjelbërimit./upworthy.com
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu