Lidhu me ne

Mix

Kjo Zonjë e Parë ka stilin më të paparë!

Në 23 mars, Barack dhe Michelle Obama vizituan Argjentinën, duke takuar Mauricio Macri-n dhe zonjën e parë Juliana Awada, e cila bëri për vete çiftin e Shtëpisë së Bardhë. Një fustan të dizenjuar nga Gabriel Lage, Juliana dëshmoi klasin dhe elegancën e saj pranë sharmantes Michelle. Nga e majta në të djathtë: Michelle dhe Barack Obama, Mauricio Macri dhe Juliana Awada
Është quajtur Jackie O’ e shekullit të ri. 1.73 m. e gjatë, elegante e mbi të gjitha plot stil, Zonja e Parë e Argjentinës ka fituar shpejt statusin e ‘Zonjës së Parë të veshur më mirë në botë’. Të gjitha këto i thotë autoriteti i modës Vogue.
Por nuk është çudi që Juliana Awada, gruaja e Presidentit të ri të Argjentinës Mauricio Macri, të jetë kaq e hollë në shije. Ajo është sipërmarrëse e një kompanie tekstilesh, dhe duhet thënë se copat janë pika e saj më e fortë. Një fustan i tëri dantellë, i bardhë dhe aspak voluminoz do të ishte zgjedhja e saj për ditën e martesës, në nëntor të 2010-ës.
Gjatë zgjedhjeve të presidentit në Argjentinë, ajo shoqëroi bashkëshortin duke dëshmuar një intuitë të rrallë në ndërthurjen e veshjeve tradicionale argjentinase me veshjet casual, si xhinset apo bluzat e pambukut./ Photo Courtesy of Vogue
pasi Mauricio Macri fitoi zgjedhjet duke u bërë presidenti i ri i Argjentinës, ajo mahniti me një fustan të bardhë tyl, duke u kthyer menjëherë në Zonjën e Parë më me stil për revistat si Vogue, Elle, Marie Claire etj./ Photo Courtesy of Vogue
Juliana eksperimenton me çdo stil të mundshëm, që nga fustanet e viteve ’30 e deri tek koncepti bashkëkohor i veshjes.

Është quajtur Jackie O’ e shekullit të ri. 1.73 m. e gjatë, elegante e mbi të gjitha plot stil, Zonja e Parë e Argjentinës ka fituar shpejt statusin e ‘Zonjës së Parë të veshur më mirë në botë’. Të gjitha këto i thotë autoriteti i modës Vogue.

Por nuk është çudi që Juliana Awada, gruaja e Presidentit të ri të Argjentinës Mauricio Macri, të jetë kaq e hollë në shije. Ajo është sipërmarrëse e një kompanie tekstilesh, dhe duhet thënë se copat janë pika e saj më e fortë. Një fustan i tëri dantellë, i bardhë dhe aspak voluminoz do të ishte zgjedhja e saj për ditën e martesës, në nëntor të 2010-ës.

Gjatë zgjedhjeve të presidentit në Argjentinë, ajo shoqëroi bashkëshortin duke dëshmuar një intuitë të rrallë në ndërthurjen e veshjeve tradicionale argjentinase me veshjet casual, si xhinset apo bluzat e pambukut. Dhe pasi Mauricio Macri fitoi zgjedhjet duke u bërë presidenti i ri i Argjentinës, ajo mahniti me një fustan të bardhë tyl, duke u kthyer menjëherë në Zonjën e Parë më me stil për revistat si Vogue, Elle, Marie Claire etj.

Në 23 mars, Barack dhe Michelle Obama vizituan Argjentinën, duke takuar Mauricio Macri-n dhe zonjën e parë Juliana Awada, e cila bëri për vete çiftin e Shtëpisë së Bardhë. Një fustan të dizenjuar nga Gabriel Lage, Juliana dëshmoi klasin dhe elegancën e saj pranë sharmantes Michelle./Vogue; Elle; Vanity Fair/Anabel

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Aktualitet14 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar15 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar18 orë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore19 orë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook