Radar
“R8 Spyder”, Audi prezanton modelin e ri cabrio
“Audi” ka prezantuar në panairin “New York Auto Shop” modelin “R8 Spyder V10”. Pas shumë fotografive të realizuara gjatë testimeve, tani janë prezantuar detajet zyrtare të modelit kabrio.
“Audi” synon që të mbajë peshën e automobilit sa më të vogël që të jetë e mundur. Për këtë, ka shfrytëzuar një kulm të lehtë që përdorë mekanizmin elektro-hidraulik.
Kulmi hapet dhe mbyllet për vetëm 20 sekonda, teksa automobili ecën me shpejtësinë 50 kilometra në orë. Falë këtij kulmi të “butë”, modeli peshon 1612 kilogramë.
Fuaiq vjen nga motori 5.2-litra V10 me 540 kuajfuqi dhe që përshpejtimin, prej 0 në 100 kilometra në orë për vetëm 3.6 sekonda, ndërsa top-shpejtësia e tij është 318 km/orë. Modeli kabrio shpenzon 11.7 litra në 100 kilometra distancë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu