Kryesore
“Po pse, Majlinda duhet të këndojë për të fituar vota dhe Taulanti t’i bjeri dajres?”
Deputeti i PS, Taulant Balla dhe deputetja e PD, Majlinda Bregu, kanë qenë të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan për të diskutuar për fushatën elektorale të kandidatit Donald Trump në SHBA.
Gjatë kohës që analizohej sjellja e Trump, moderatori Blendi Fevziu ka “thumbuar” në mënyrë të drejtpërdrejtë Ballën dhe Bregun. “Po pse, Majlinda duhet të këndojë për të fituar vota dhe Taulanti t’i bjeri dajres?”-, pyeti ironikisht Fevziu.
Në fushatën e vitit 2013, Partia Demokratike u kritikua për këngëtarët e shumtë që mblodhi rreth vetes, me të cilët bënte fushatë dhe kërkonte të tërhiqte sa më shumë njerëz, ndërsa jo pak e kritikuar ishte edhe video e Edi Ramës duke i rënë dajres në autobus.
Megjithatë, deputetët kanë reaguar shkurtimisht ndaj Fevziut. “Ne nuk jemi këtu si deputet”, tha Balla, ndërsa Bregu iu drejtua Fevziut: “Nëse ti bëhesh si Ardit Gjebrea”.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu