Lidhu me ne

Aktualitet

Opozita nuk ‘zbutet’ nga ditëlindja e Metës

Ilir-Meta-6-768x582

Opozita bllokoi foltoren e Kuvendit sot, në përpjekje për të bllokuar zhvillimin e një seance normale.

opozita këmbëngul në dërgimin në Gjykatën Kushtetuese edhe të dy deputetëve të tjera, Rakip Suli dhe Valentina Leskaj.

“Të zbatohet menjëherë vendimi për Gjykatën Kushtetuese të dy deputetët, zoti Suli që e ka kërkuar vetë, dhe zonja Leskaj. Çuat Koçon, çoni dhe dy të tjetrët t’i vendosë gjykata. Nëse Gjykata i nxjerr të pafajshëm, i kërkojmë falje, por tua fshehim deputetët me forcën e kartonit është grusht shteti dhe në këtë formë ky Parlament nuk vazhdon punën e vet”, deklaroi deputeti Eduard Halimi.

Kuvendi më pas vijoi me rendin e ditës, në diskutimin e projektligjit për pajisjet nën presion, ndërsa opozita vijoi t’u bjerë tavolinave duke kërkuar mosvazhdimin e seancës deri në plotësimin e kushteve që kërkojnë.

Deputetët janë detyruar të flasin nga vendi, ndërsa opozita nuk u ‘zbut’ edhe kur mazhoranca i uroi ditëlindjen kreut të Kuvendit, Ilir Meta, duke theksuar se edhe PD duhet ta përshëndesë pasi e kanë pasur në koalicion.

Kjo shkaktoi të qeshura tek Ilir Meta, që mbush 47 vjeç.

I pari që uron zotin Meta ishte deputeti socialist, Bujar Çela.

“Më lejoni për procedurë të uroj ditëlindjen e zotit Ilir Meta, si pjesëtar i të dy koalicioneve dhe i të gjithë sallës”.

Urimi u shoqërua me duartrokitje nga mazhoranca, ndërsa opozita e kaloi në heshtje teksa ishte mbledhur rreth foltores.

“Mendoj se krahu tjetër i kësaj salle mund ta respektojë duke duartrokitur të gjithë. Nuk është faji im që ju si opozitë jini indiferente. E keni për detyrë se keni bashëqeverisur”.

Ndërkohë, meqë ishte dita e urimeve, deputetja socialiste, Arta Dade, rezervoi një urim për ditëlindjen e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Dade është një nga kritiket më të zëshme të Bushatit brenda mazhorancës.

Pavarësisht tensioneve, seanca i mbylli punimet pa probleme.

Edhe votimet e projektligjeve në rendin e ditës  u bënë teksa opozita mbajti të bllokuar foltoren.

Opozita nuk mori pjesë në votim

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

10 mënyra se si të rrisni instagramin tuaj pa bërë sponsorizime

Për të rritur numrin e ndjekësve të angazhuar në Instagram pa përdorur reklama, është e rëndësishme të kuptosh se algoritmi...

Mix3 orë më herët

3 libra që do t’ju afrojnë më shumë me suksesin!

Jamal Robinson nuk mësoi për menaxhimin e parave nga prindërit e tij. Por, vitin e kaluar Robinson, 40 vjeç, u...

Mix3 orë më herët

Njerëzit e lumtur nuk i bëjnë kurrë këto 7 veprime!

Stephanie Harrison ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj duke u bërë pengesë vetes. Ajo kishte ëndrra...

Mix3 orë më herët

Karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një...

Radar4 orë më herët

Përplasja fizike në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiç: Po kënaqni shqiptarët dhe terroristin Kurti

Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe...

Mix4 orë më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar4 orë më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix4 orë më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix5 orë më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar5 orë më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Facebook