Lidhu me ne

Temporal

Të privuar nga mekanizmi i të qenit të përpiktë. Pse?

Running-Late
”Është përherë dikush në jetën tuaj që ju e doni:një mik, një anëtar i familjes. Ju do të bënit gjithçka për ta, përveçse të vrisni. Por, për shkak se jeni ata që jeni, duhet të bëni lëshime të caktuara. Për shembull:Nëse ju doni të shihni një film, do të humbisni fillimin e tij. Nëse keni planifikuar të ndiqni një koncert, harrojini dy këngët e para. Dhe ftuarja e tyre në një festë të papritur,  përfshin udhëzimin ndaj tyre se duhet të jenë të pranishëm një orë para, me qëllim shmangien e ndonjë të papriture të pakëndshme.
Ky person, këta njerëz, janë zakonisht vonë. Koncepti i afateve, të qënit “në kohë”, tek ata nuk zbatohet. Ata nuk janë njerëz të vrazhdë ose të pakujdesshëm në fusha të tjera të jetës. Dhe ndërkohë kanë dëshmuar  aftësinë e zbatimit të udhëzimeve të tjera. Por, për disa arsye, ata janë qenë të privuar nga mekanizmi i të qenit të përpiktë. Pse?
Sipas një studimi të kryer në vitin 2006, 15 deri 20 për qind e amerikanëve janë “vazhdimisht me vonesë”. Këtyre shifrave edhe gati 90 miliardë dollarë të humbura në produktivitetin ekonomik. Kur përballen me shifra dramatike si këto, njerëzit nxiten për të rregulluar situatën. Pra pyetja e parë, është se çfarë tipa njerëzisht bëhen zakonisht vonë?
Me sa duket, kjo ka të bëjë kryesisht me orët tona të brendshme. Në vitin 2001, Xhef Konte, profesor i psikologjisë në Universitetin e San Diegos, zhvilloi një studim duke ndarë pjesëmarrësit në të Tipit A (ambiciozë, konkurrues, me një status në ngjitje) dhe të Tipit B (krijues, reflektues, eksplorativë). Ai më pas u kërkoi pjesëmarrësve të çdo kategorie të gjykonin, pa patur ora në duar, se sa kohë iu desh një minute që të kalonte.
Konte zbuloi se subjektet e Tipit A ndjenë se një minutë kishte ikur kur kishin kaluar afërsisht 58 sekonda. Pjesëmarrësit e Tipit B, mendonin se një minutë kishte kaluar pas 77 sekondave. Një tjetër studim i kryer nga Konte shqytonte rolin që ka tek vonesa, pasja e shumë angazhimeve. Me pak fjalë:ndikonte shumë. Nëse ju jeni dikush që i pëlqen marrja e shumë përgjegjësive – ose “polychronicity” në literaturën shkencore – ka më shumë të ngjarë të jeni vonë për në punë.
Kjo bën kuptim, veçanërisht në dritën e një studimi të vitit 2013 nga Universiteti i Utah që arriti në përfundimin se ata që zgjedhin më shpesh për të patur shumë detyra, janë ironikisht më të dobëtit në kryerjen e tyre.
Por të gjitha këto janë shpjegime të gjera dhe për shtresa të gjera të popullsisë. Miku juaj që vjen gjithnjë me vonesë, nuk duket si një personalitet i Tipit B, ose dikush veçanërisht i interesuar në pasjen e shumë detyrimeve. Cili është dallimi ndërmjet mes personit që zakonisht vonohet dhe të përpiktit? “Edhe në pyetjen tuaj ekziston supozimi se ka një ndryshim”- thotë Ron Helpman, një punonjës social dhe therapist, i specializuar mbi sjelljen e të qënurit vonë.
“Nuk ka asnjë arsye të vetme. Vonesa kronike është një lloj dukurie e rezultatit përfundimtar. Njerëzit mund të kenë lloje shumë të ndryshme motivesh dhe modelesh, që i çojnë ata të jenë kronikisht vonë”. Një problem është lufta me vëmendjen. “Përgatitja për të shkuar në punë është një rutinë e mërzitshme”- thotë Helpman. “Ajo nuk është shumë joshëse. Njerëzit që janë kronikisht vonë, fillojnë të motivohen vetëm kur e kuptojnë se po vonohen”.
Shpërqëndrimi luan ndërkaq një rol më rëndësi. Nëse po shfletoni një gazetë, filloni një videolojë, ose derdhni aksidentalisht një filxhan kafe, është shpesh e vështirë për t’i lënë lënë ato mënjanë para se të kenë përfunduar”. Ata shpërqendrohen nga gjërat që në atë moment, janë më tërheqëse dhe angazhuese . Por kjo është vetëm maja e ajsbergut. Nëse dikush është një kënaqës i gjithë kërkesave që kanë njerëzit, ata mund të përgjigjen në telefon në pritje të kohës ideale për të nisur. Nëse dikush ka probleme me gjumin, ai mund të ndihet i plogësht në mëngjes duke u bërë kësisoj vonë. Ata që janë kronikisht vonë, mund të vuajnë ndërkohë nga idealizmi kronik.
“Atae  nënvlerësojnë faktin se sa kohë kërkon një udhëtim. Ata nuk mendojnë për udhëtimin në makinë, apo kohën që duhet për të parkuar atë, ose pritjen për të hipur më ashensor. Ata supozojnë se do të jenë krejtësisht efikasë. “Ka ndërkohë edhe një ndjesi se të shkosh dikur më herët, është vetëm  humbje kohe. “Tek disa njerëz kjo rikthen ndjenjat e vjetra të pafuqisë apo braktisjes”-thotë Helpman. Vonesa mund të jetë edhe një sjellje e mësuar. Helpman tregon për një mikeshën e tij që është kronikisht vonë. Ajo e shpjegon këtë me faktin se kur qe e vogël, kishte jetuar ne një banëesë që ndodhej në cep të shkollës. “Ajo mund të largohej shpesh kur fillonte shkolla”-thotë ai. Këtë zakon ajo e trashëgoi edhe kur u rrit, ndonëse nuk banonte më ngjitur me vendet ku kërkohej të ishte.
Megjithatë, ekziston një faktor i zakonshëm në të gjitha këto raste:Askush nuk duket të jetë vonë qëllimisht. Personi nuk ndjen sikur është më i mirë se kushdo që ka lënë në pritje, apo se koha e tij është më e rëndësishme. Përkundrazi, këta njerëz zakonisht ndjehen të turpëruar për vonesën e tyre të zakonshme, pavarësisht nëse e tregon apo jo në pamja të jashtme. “Ata ndjehen të keqkuptuar nga njerëzit, ndaj dhe mërziten me ta”- thotë Helpman.
“Kjo pakënaqësi mund të fillojë të veprojë negativisht:mirë, në dreq shkofshi nëse nuk e  vlerësoni se sa e vështirë është kjo për mua. Pra, këto reagime mund të krijojnë një profeci vetë-përmbushëse, por janë shumë rrallë shkaku fillestar”. Sepse nuk ka një shkak kryesor për vonesën, dhe as një zgjidhje të vetme. Nëse ju jeni vazhdimisht me vonesë, duhet të kuptoni arsyen.
Nëse është për shkak të shpërqëndrimit, mësohuni të fokusoheni. Nëse arsyeja është të qenit tepër i sjellshëm, mësoni të thoni ndonjeherë jo. Nëse është optimizmi, shikojeni me një sy të ftohtë sesi ecën realisht bota. Është një problem njerëzor, pa ndonjë një ilaç universal. “Ka shumë shkaqe të ndryshme të mundshme”- thotë Helpman. “Nëse ju nuk e dini shkakun, është e vështirë të dilni nga ajo situatë me një zgjidhje konkrete”.
/Nga Rick Paulas “Pacific Standart”
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix22 orë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix22 orë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar2 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix2 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore2 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix2 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport2 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook