Kryesore
Raul Bova do futet në… Gjirokastër
Në thrillerin hollivudian “Lazarat Burning”, prodhuesit dhe trafikantët shqiptarë të hashashit do të jenë në varësi të një organizatë të madhe kriminale të drejtuar nga krimi i organizuar amerikan.
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, një prej ideuesve dhe financuesve të këtij filmi, ka “dekonspiruar” detaje mbi skenarin e thrillerit që është përkufizuar si projekti më i madh hollivudian në Shqipëri. Crawford thotë se trupa e aktorëve do të përfshijë edhe emra të njohur, nga Amerika Italia e Rusia mes të cilëve edhe Raul Bova.
Filmi do të shfaqet në vitin 2017 ndërkohë që xhirimet do të nisin në gushtin e këtij viti.
“Përpiqemi të mbarojmë të gjithë dokumentet që duhet të bëjmë se kemi investuar dhe nga Shqipëria dhe nga Zvicra dhe nga Amerika dhe kemi aktorët nga Amerika disa nga Shqipëria, disa nga Gjermania, disa nga Rusia dhe disa nga Italia”, tha Crawford
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu