Aktualitet
Invalidi me “ML” në tregun e Milotit, shtyp 1 person dhe plagos 5
Një marrëzi apo një akt i qëllimshëm…?! Ende nuk dihet shkaku i saktë i asaj që ka ndodhur para pak çastesh në tregun e Milotit, por nga vërshimi i një makine në mes të pazarit të gjëse së gjallë, ka mbetur i vdekur 1 person dhe janë plagosur të paktën 5 të tjerë.
Një dëshmimtar okular ka treguar se një mjet është futur me shpejtësi në mes të këtij tregu, i cili në ato momente ka qenë i mbipopulluar nga njerëzit që shkojnë për të bërë pazarin e fundjavës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat menjëherë kanë konstatuar se drejtuesi i automjetit ka qenë në gjendje të dehur.
Në treg kanë shkuar edhe autoambulancat që po bejnë transportimin e të palagosurve në spitalin rajonal të Lezhës.
Sipas policisë, drejtuesi i automjetit tip “Mercedes-Benz ML” ishte një invalid i quajtur Pashk Vokri, i cili nuk posedonte leje drejtimi. Ai është futur me shpejtësi me automjetin që drejtonte dhe ka marrë zvarrë njerëzit që ndodheshin brenda tregut.
Nga shpejtësia ai ka shtypur një person rreth 60 vjeç dhje ka plagosur edhe 5 të tjerë.
Njoftimi i Policisë:
“Rreth orës 10:30 njoftohemi se në Fushë Milot një drejtues mjeti invalid dhe pa leje drejtimi i identifikuar si Pashk Vokri duke drejtuar mjetin tip “Benz ML” me targa “AA 120 NI” ka humbur kontrollin dhe për pasoje makina është futur në tregun e Milotit.
Si pasoje një shtetas rreth 60 vjeç ka humbur jetën dhe 5 persona janë plagosur të cilët janë nisur në spitalin e Laçit dhe në Tiranë.
Drejtuesi i mjetit i cili ka shkaktuar aksidentin është ndaluar nga forcat policore. Grupi hetimor në vendngjarje”,- thuhet në një informacion paraprak të Policisë së Lezhës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu