Aktualitet
Pitella në Kongres bën një gafë…
Kreu i të majtëve në Parlamentin Europian, italiani Gianni Pitella mbajti një fjalim plot pasion dhe superlativa për Ramën dhe Metën në kongresin e PS-së. Por padashje ai ka bërë edhe një gafë. “Socialistët kanë bërë një betejë të madhe për liberalizimin e vizave”, tha ai, kur në fakt vizat janë liberalizuar në kohën kur qeverisje Berisha. Pitella më pas bëri thirrje për të pranuar emigrantët që po trokasin në dyert e Shqipërisë, dhe këtu nuk ngurooi të kritikonte të djathtën europiane që sipas tij po sillet ashpër me refugjatët e luftës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu