Kryesore
Ja kënga që i kanë thurur vlonjatët Koço Kokëdhimës
Vlonjatët nuk të falin në të tilla raste.
Ish-kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Vlorës, Genc Deromemaj ka shpërndarë në rrjetet sociale një këngë që kanë thurur vlonjatët për kryeministrin Edi Rama dhe deputetin e tij, Koço Kokëdhima.
O ndërmarrja me dy “K”.
1. Kush më thotë nga ju pa bindje,
Ç’dreqin qenka kjo “Rilindje”,
Si s’e votuam më parë,
Na futen të gjallë në varr;
2. Trumbetuan e ç’nuk thane,
Kur ishin në opozitë,
Për mirëqënie për progres,
Këto po i shohim përditë;
3. Do hapnin shumë vënde pune,
Shpejt do vinim në Europë,
Rilindja qënka e ç’qënka,
Na bënë inventar për gropë;
4. Premtuan shumë në mjekësi,
Por falas s’të njeh njeri,
Mos u bëfsh për doktorë,
Po s’tunde leket në dorë;
5. Na kthyen mbrapa te gjiza,
Të kujtonim varfërinë,
Kur me bukë se mbushnim barkun,
Me sy se shihnim lirinë;
6. Ju na thatë do bëjmë shtet,
Secili reston do marrë,
Për rryshfet e korrupsion,
“Akoma gjë s’keni parë”;
7. Ne po i shohim përditë,
Kur na shfaqen në ekran,
Hajduti ka dalë pa hyrë,
Burgu është për fukaran;
8. Kot premtuat o të mjerë,
Se ujku qimen ndërron,
Po pa kopenë në kullotë,
Zakonin kurrë se harron;
9. Hallall mblodhët cdo qindarkë,
Që në xhep na kishte mbetur,
Na bëtë të flasim me vete,
Do tju kujtojmë dhe të tretur;
10. Ju u vërsulet si bisha,
Dhe për këtë jeni krenarë,
I ngrohët kolltuqet tuaja,
U kthyet në pashallarë;
11. Dhe mund tju duket habi,
Kur flasim për pashallarë,
Do tju tregojë një ndër ta,
Që me yrysh e ka marrë;
12. Kush se njeh Koco Katranin,
Flas për Koco Deputetin,
Mik i ngushtë me të “Gjatin”,
Ai që zaptoj bregdetin;
13. Edhe Vlora këtë here,
Na zgjodhi Kocon Berber,
Si ta qethë edhe ta ruaj,
Se me Kocon kurrë sdo vuaj;
14. Partia i hapi zyrë,
Të na shihte në fytyrë,
Në ishim bërë për berber,
A të vinim tjetër herë;
15. Njerzit kur dilnin nga zyra,
Të brengosur shumë nga halli,
Murmurisnin nëpër dhëmbë,
Për berber mos më zëntë malli;
16. C’dreq berberi qënka ky,
A e heqtë perëndia,
Ne shkojmë që të ruajmë mjekren,
Ky nuk heq mjekrën e tija;
17. Po c’ti bëjmë atij të “Gjatit”,
Për Vlorën gjeti adap,
Që nuk pyet për asnjeri,
Kocua di të jap xhevap;
18. Kocua s’pyet për kryetar,
Që Vlora ka në bashki,
Na thotë pashai jam unë,
Vet vali dhe vet kadi;
19. Vlorën thotë unë e kam ëndërr,
Do ta kthej tjetër qytet,
Po se bëmë këtë mandat,
E bëjë në mandat të tretë;
20. O moj Vlorë në c’dorë ke rënë,
Te ndërmarrja me dy “K”,
Se kur e zgjodhe njëherë,
Dhe dy herë nuk bëhet gjë;
21. Rilindja me ty do eci,
Se je goxha orator,
Kush do qethur dhe do rojtur,
Të vijë te Kocua në Vlorë;
22. Këta janë Kocot e Rilindjes,
Që s’ndalin makutërinë,
Kjo është rilindje e premtuar,
Vënë Partinë mbi Shqipërinë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu