Lidhu me ne

Aktualitet

Tronditet Tirana, 35-vjeçari vritet në mes të Bllokut, plagoset ndërtuesi

1458165447vras2vvvv

Një ish-efektiv policie u ekzekutua me disa plumba pistolete, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ajet Zeqaj, 35 vjeç, ishte pre e një atentati.

Vrasësi e ka pritur të dalë nga një sallë bastesh sportive dhe e ka qëlluar me një pistoletë me silenciator. Zeqaj ishte i shoqëruar me një mikun e tij, i cili i ka shpëtuar plumbave. Duket se ekzekutori e kishte në shënjestër Zeqajn dhe është kujdesur të qëllonte vetëm mbi të.

Viktima nga fshati Qesarat i Tepelenës kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Franca. Policia rrethoi menjëherë zonën, e cila në momentin e vrasjes ka qenë e mbipopulluar.

Miku i viktimës është shoqëruar në polici. Gjatë marrjes në pyetje, ai është shprehur se nuk ka mundur dot të shquajë ekzekutorin, i cili është larguar me shpejtësi.

Gjithsesi, policia pret të nxjerrë prej tij ndonjë detaj më shumë që do ta çojë në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Policia ka shoqëruar edhe një numër të madh dëshmitarësh okularë. Paraprakisht dyshohet se është një vrasje e importuar nga jashtë Shqipërisë.

Vrasja ndodhi 90 minuta pas plagosjes së një biznesmeni, te Komuna e Parisit. Persona ende të pidentifikuar i kishin bërë pritë në hyrjen e pallatit të tij dhe e kanë qëlluar dy herë me automatik.

Biznesmeni Lulzim Kazani është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe një në bark.

Policia tha se nga hetimet e para ende nuk ka përcaktuar qartë motivet e ngjarjes dhe se është në pritje të marrjes në pyetje të të plagosurit për të mësuar detaje të tjera, si edhe nëse i ka njohur atentatorët apo jo.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix39 sekonda më herët

Karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një...

Radar16 minuta më herët

Përplasja fizike në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiç: Po kënaqni shqiptarët dhe terroristin Kurti

Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe...

Mix45 minuta më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar58 minuta më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix1 orë më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix1 orë më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar1 orë më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Mix1 orë më herët

Këto ushqime janë sekreti i një jete të gjatë

Nëse jeni në kërkim të një formule magjike për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, lajmi i keq është...

Mix1 orë më herët

Nuk gjykon askënd dhe asgjë: Kjo është shenja më mendjehapur e horoskopit

Të gjithë kemi dikë në jetën tonë që i drejtohemi për ndonjë këshillë apo gjykim të një situate që ndjejmë...

Mix1 orë më herët

Kim Kardashian rikrijon në ‘Oscars 2025 Afterparty’ fustanin e saj të martesës

Kim Kardashian pati një moment Hirusheje pas ndarjes së çmimeve Oscar 2025. Ylli 44-vjeçar mori pjesë në festën e Oscar-it...

Facebook